Hoti: Jeta e njerëzve më e rëndësishme se stabiliteti financiar i bizneseve

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 22:17 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar edhe njëherë ndaj situatës së krijuar pas koronavirusit.

Ai në një shkrim në Facebook ka theksuar se jeta e njerëzve është në e rëndësishme se sa stabiliteti financiar i bizneseve.

Ky është shkrimi i plotë i tij në Facebook.

Aktiviteti biznesor ne gjithe Kosoven eshte kufizuar ne maksimum, pjeserisht nga vendimet e Qeverise dhe pjeserisht nga frika e punetoreve dhe bizneseve per te zhvilluar biznesin normalisht. Kjo eshte e kuptueshme. Kjo situate do te kete pasoja per te gjithe ne. Nga mungesa e aktivitetit biznesor do te ndikohen te ardhurat e bizneseve dhe, rrjedhimisht, te ardhurat e familjeve, te hyrat buxhetore per shtetin, kthimi i kredive ne banka e keshtu me radhe. Te gjithe do te jemi bashke per tu perballur me keto pasoja. Vendimet e Qeverise do te jene ne perputhshmeri me situaten e krijuar.

JETA E NJEREZVE eshte me e rendesishme se stabiliteti financiar i bizneseve dhe i bankave, te hyrat e ATK-se e te institucioneve te tjera.

Të ngjashme