Hoti pas takimit me odat ekonomike: U dakorduam për ridizajnim të masave, finalizohen të premten

Prishtinë | 16 Dhj 2020 | 15:54 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me odat ekonomike ka njoftuar se janë pajtuar për ndryshim të masave anti-covid. Ai ka thënë se këto masa do të finalizohen deri të premten, raporton Ekonomia Online.

“U dakorduam për ridizajnim të masave kundër COVID-19. Pika kryesore ka të bëjë me masat anti-Covid. U dakorduam të punojmë bashkë për pakon e re të rimëkëmbjes ekonomike dhe të finalizojmë masat për një pako të tretë fiskale që të bëhet në janar. Pika kryesore e diskutimit ka të bëjë me masat anticovid. Masat që janë në fuqi që janë miratuar më 11 nëntor dhe kanë dhënë efekt të kënaqshëm një rënie e lehtë dhe është parandaluar rritja dhe jemi stabilizuar”, tha Hoti.

Hoti tha se pas pak do t’i takojë profesionistët shëndetësorë për t’i rishikuar masat në detaje që duhet t’i ndërmarrin krahas gjendjes së re.

“Situata nuk pritet të përmirësohet sa i përket pandemisë dhe duhet të jemi gati me të gjithë skenarët”, tha Hoti duke shtuar se “brenga kryesore është që brenda një afati të shkurtër të rishikohet orari i kufizimit”.

I pyetur se kur do të hynë në fuqi masat e reja, Hoti ka thënë se janë duke diskutuar dhe se deri të premten do të finalizohen.

Berat Rukiqi, nga Oda Ekonomike e Kosovës, tha se  ishte një koncensues që për çdo veprim të kemi konsulta dhe diskutime sikur sot

“Pajtohemi që shëndeti publik është priorittet i të gjithëve, dhe po ashtu duhet të shmangim mbylljen eventuale për bizneset që edhe për këtë u pajtuam. Kjo periudhë e vitit është e frytshme për bizneset”, tha Rukiqi

Agim Shahni nga Aleanca Kosovare e Biznesit tha qw ekonomia wshtw goditur nga pandemia, por nuk duhet goditur nga masat .

Ai tha që e kemi rekomanduar kryeministrin qe për momentin te mbeten këto masa aktive,por në bazë te gjendjes pastaj të rishikohen masat.

Të ngjashme