Hoti për 47 milionët kredi të Qeverisë Kurti për skemat sociale: Kurrë në histori të Kosovës s’ka ndodhur kjo!

Prishtinë | 28 Mar 2022 | 11:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar mosvotimin nga LDK-ja të një marrëveshjeje ndërkombëtare, kredi të Qeverisë Kurti nga Banka Botërore në shumën e 47 milionë eurove, duke theksuar se kurrë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhë që të kërkohet kredi për skemat sociale, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se para dy ditë me zyrtarë të Bankës Botërore e ka sqaruar këtë gjë.

“Kemi votuar kundër një marrëveshjeje ndërkombëtare për 47 milionë euro, mbështetje për gjoja skema sociale. Kurrë asnjëherë në historinë e shtetit të Kosovës, nuk është marrë kredi për të paguar paga”, tha Hoti.

“Para dy dite, unë me kolegë kam taku ekipin e Bankës Botërore dhe i kemi pyet ku shkojnë 41 prej atyre 47 milionë euro. Kanë thënë nja 15 milionë euro shkojnë në buxhet të shtetit për të përmirësuar bilancin bankar të qeverisë për do pagesa që janë bërë para një viti që janë bërë si shtesa për skemat sociale”.

“Pra, nuk ka rritje të asistencës sociale, është kundër çdo logjike fiskale të qeverisë. S’ka ndodhur asnjëherë kështu, me marrë kredi për asistencë sociale. Ndërsa e keni gojën plot për rritje të buxhetit”.

“Ne prapë do ta themi fjalën tonë nëse vjen ajo marrëveshje këtu, por nuk është e vërtetë që rritet asistenca sociale nga ato mjete. Edhe nëse ndodhë kjo duhet të rritet nga buxheti i shtetit, e jo nga kreditë, ministër”, tha Hoti.

Të ngjashme