Hoti: Shqetësuese si është dizajnuar Draftligji për Paga, shihet se është përgatitur nga njerëz pa përvojë

Prishtinë | 16 Shk 2022 | 13:01 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur shqetësimin me Draftligjin për pagat në sektorin publik. Sipas tij, njerëzit që e kanë përgatitur këtë draftligj shihet se nuk kanë fare përvojë dhe as ide për specifikat që ka administrata publike, e cila është pjesa më komplekse e reformës së sektorit publik.

Ish-shefi i Qeverisë, tani deputet i LDK-së, në një intervistë për Ekonomia Online, ka kritikuar edhe ndarjen e koeficienteve, duke thënë se koeficienti i një kadeti policor dhe atij të FSK-së, është më i ulët sesa i një kopshtari në Presidencë.

“Është një draft i këtij ligji që po qarkullon në opinion dhe nuk është final sepse nuk është miratuar në qeveri dhe nuk ka ardhur në kuvend por që qarkulluar në grupe punuese dhe mbi bazën e saj ne si opozitë i kemi dhënë vlerësimet tona në mënyrë që të merren parasysh përpara se ligji të vie në kuvend. Është shqetësuese se si ishte dizajnuar ai ligj sepse kam përshtypjen se ata njerëz që e kanë përgatitur nuk kanë fare përvojë dhe as nuk e kanë idenë për specifikat që ka administrata publike. Shëndetësia ka specifikat e veta, arsimi i ka specifikat e veta. Krejt këto janë shtyllat të shtetit që i kanë specifikat e veta dhe nënkupton që askush nuk mund t’i trajtojë me kujdes nëse nuk involvohen personat që i njohin këto fusha”, thotë Hoti.

Sipas tij pozitat si kopshtar, shtëpiak e disa të tjerë në Presidencë, kryeministri dhe institucione të tjera kanë koeficientin, 3.2 e që është për 60 për qind më i lartë se sa për kadetin policor dhe kadetin e FSK-së.

“Ky draft që është në qarkullim është përgatitur nga persona që nuk e kanë idenë për specifikat e sektorëve. Kishte anomali të mëdha në koeficientët rrjedhimisht në paga në mes të sektorëve të ndryshëm dhe unë i bëra disa krahasime. Kadeti policor dhe i FSK-së janë me koeficientë 2, ndërsa kopshtari e ka 3.2 ose 3.6 nëpër institucione të ndryshme nënkupton që nuk janë marrë parasysh specifikat e sektorëve. Është shkelë parimi bazë në ligjin e  pagave që është paga për punë të njëjtë dhe duhet të merren parasysh specifikat e përgjegjësisë që ka personi në punën që bënë. Unë shpresoj që këto do të adresohen përpara se ligji të vie në kuvend përndryshe nuk ka asnjë logjik për mënyrën sesi është përgatitur deri më tash”, tha Hoti.

Të ngjashme