Hoti u premton punëtorëve të Telekomit se nuk do t’i humbasin vendet e punës

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 15:37 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas përfundimit të protestës së punëtorëve të Telekomit të Kosovës, e organizuar nga Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (FSP-PTK), kryetari i kësaj sindikate, Lamih Balaj, u prit në takim nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, raporton Ekonomia Online.

Balaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’u dalin në ndihmë të gjithë punëtorëve dhe ta shpëtojnë Telekomin.

Pasi doli nga takimi, Balaj tregoi se kryeministri Hoti u premtoi zgjidhje punëtorëve dhe se asnjë vend i punës në Telekom nuk do të humbasë.

 “Na sapo dolëm prej takimit me kryeministrin Hoti. Zotëri Hoti u zotua se tashmë çështja e Telekomit është në dorë të Qeverisë së Kosovës.  Kërkesa e tij është zyrtare që t’iu drejtohem me këto fjalë që punëtorët e Telekomit nuk do ta humbin asnjëri vendin e punës”, tha ai.

Ai tha se Telekomi nuk do të lejohet të falimentojë në asnjë mënyrë dhe besojnë që deri nga fundi i javës tjetër gjithçka do të kthehet në normalitet, raporton EO.

“Telekomi nuk do të lejohet të falimentojë në asnjë mënyrë dhe besojmë që deri nga fundi i javës tjetër gjithçka do të kthehet në normalitet. Kërkesë e tyre është që të kthehen në vendet e tyre të punës. Është zotuar kryeministri që nuk do të humbet asnjë vend i punës. Do t’i marrim edhe pagat dhe gjithashtu Telekomi do t’i kthehet normalitetit. Ai kërkoi nga punëtorët që në emër të këshillit grevist, në emër të Federatës me mirëkuptim e kishim mbyllur këtu. Një falënderim shkon për Policinë e Kosovës që kanë qenë në çdo moment me neve”, shtoi Balaj.

Të ngjashme