Hoxha: Aprovimi i buxhetit në mesnatë krijon pasoja në implementimin e Pakos Emergjente

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, tha se Qeveria e koalicionit LVV-LDK, në orët e vona të mesnatës në kundërshtim me parimet demokratike si dhe pa debat parlamentar e ka aprovuar ligjin e buxhetit në emër të pandemisë.

Sipas tij, aprovimi i buxhetit në mesnatë krijon pasoja në implementimin e pakos emergjente fiskale.

Ai më tej ka shtuar qeveritë e vendeve të tjera kanë aprovuar pakon e dytë fiskale për t’i mbështetur bizneset.

Postimi i plotë:

Aprovimi i buxhetit në mesnatë krijon pasoja në implementimin e pakos emergjente fiskale

Qeveria e koalicionit LVV-LDK, në orët e vona të mesnatës në kundërshtim me parimet demokratike si dhe pa debat parlamentar e ka aprovuar ligjin e buxhetit në emër të pandemisë Covid-19.

Të njëtit e kaluan ligjin me shpejtësi në emër të pandemisë, por çfarë është paradoksale qe ata nuk ndan fond të veçanet për t’i ndihmuar qytetaret dhe bizneset të prekur nga pandemia.

Qeveria e “shpresës” pas shumë vonesave aprovuan një pako për t’i mbështetur bizneset në mënyrë anti ligjore dhe si e tillë nuk po mund të realizohet pa u rishikuar buxheti në Kuvendin e Kosovës. Si pasojë e kalimit të buxhetit në mënyrë tinëzare në mesnatë, sot pamundësohet përkrahja për bizneset dhe punonjësit e sektorit privat.

Aq më keq qe deri me tani buxheti shtetëror u keqpërdor në mënyrë klandestine duke ju dhënë prioritet bizneseve të afërta me partitë politike në pushtet e duke i diskriminuar bizneset e tjera.

I turpshëm është fakti qe qeveritë e vendeve të tjera kanë aprovuar pakon e dyte fiskale për t’i mbështetur bizneset, mirëpo pa përgjegjësia politike e LVV-së dhe LDK-së ka bërë që Kosova të jetë vendi më i dështuar dhe më i vonuar për t’i përkrahur qytetaret dhe bizneset në kohën me të vështirë qe e kemi përjetuar ndonjë herë!

SH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme