I shkarkuari nga Hoti ia dorëzon detyrën shefit të ri të ATK-së

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Sot në Administratën Tatimore të Kosovës është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Drejtorit  të Përgjithshëm të ATK-së nga Ilir Murtezaj tek u.d Ekrem Hysenaj.

Me rekomandim të Ministres së Financave Hykmete Bajrami, me datë 16 tetor 2020, Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti  merr  vendim 211/2020, për emërimin e z. Ekrem Hysenaj u.d Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së.

Gjatë takimit me rastin e pranimit të detyrës u.d drejtori Hysenaj tha se do të punojmë maksimalisht që Administrata Tatimore të arrijë realizimin e objektivave të parapara,  pavarësisht situatës së pandemisë nëpër të cilën jemi duke kaluar, e cila çdoherë e më shumë është duke goditur ekonomin e vendit tonë.

Z. Hysenaj që nga viti 2000 ka qenë pjesë e ATK-së, ndërsa nga viti 2019 ka qenë Drejtor i Departamentit për Zhvillim dhe Menaxhimin e Projekteve.

Të ngjashme