INDEP prezanton hulumtimin “Politikat e taksimit të karbonit”: Qeveria të caktojë një çmim që duhet të paguajnë ndotësit

Prishtinë | 06 Qer 2022 | 14:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka prezantuar hulumtimin “Politikat e taksimit të karbonit – Rëndësia, sfidat dhe mundësitë për Kosovën”, raporton Ekonomia Online.

Aty u kërkua që si në çdo vend të botës edhe në Kosovë të fillojë taksimi i karbonit, në mënyrë të mbrohet mjedisi. Përmes një takse karboni, u kërkua që Qeveria të caktojë një çmim që duhet të paguajnë ndotësit për çdo ton të emetimeve të gazit.

Dardan Abazi, drejtor i Programit për Zhvillim të Qëndrueshëm në INDEP, tha se miratimi dhe zbatimi i taksës së karbonit në kornizën e politikave të Kosovës është një proces i ndërlikuar që kërkon mbledhjen e të gjitha palëve të interesit dhe shqyrtimin e mënyrës se si funksionon.

“Taksa në karbon është njëra prej politikave për të cilat qeveria e Kosovës në një mënyrë do të detyrohet ta aplikoj në Kosovë, të vendoset një taksë për të cilët ata qe e shkaktojnë do të duhej ta paguajnë dhe do të mundësohet edhe dekarbonizimi i sistemit tonë energjetik dhe jetës sonë”.

“Jemi në hapat e parë ku ende ndoshta nuk ka filluar debati për taksën e karbonit ndërkohë qe ajo po troket në dyert tona, qoftë në strategjinë afatgjate të dekarbonizimit qoftë edhe në mënyra tjera, dhe në përgjithësi në kornizën legjislative dhe politikave publike”, tha ai.

Gjatë tryezës u prezantua edhe hulumtimi i INDEP me po të njëjtin emër. Prezantimin e punimit e bëri Fiona Bakija, asistente hulumtuese në INDEP.

“Kam punuar gjatë muajve të fundit në përpunimin e punimit. Ne si INDEP kemi pa të nevojshme që të bëhet një punim i tillë pasi s’ka pas në gjuhën e shqipe që qytetarët e politikbërësit e bizneset me u informu për një taksë të tillë. Kosova ka nënshkruar deklaratën e samitit të Sofjes dhe është zotuar për dekarbonizimin e plotë deri në vitin 2050”, tha ajo.

“Metodologjia që kemi përdorë është ualitative, kemi analizuar raporte të ndryshme, legjislacionin në fuqi dhe e kemi krahasuar me të huaj me atë evropian dhe të Ballkanit perëndimor pasi është më i krahasueshëm me shtetin e Kosovës. Gjatë hartimit të publikimit kemi realizuar edhe tre intervista me akterë që i kemi pa të rëndësishëm nëse vendoset taksa e karbonit në kosovë”

“Gjate hulumtimit e kemi krahasuar rastin e Kosovës me Shqipërinë, Estonin, Poloninë, Slloveninë e Suedinë për shkak se kemi menduar se Kosova me këto shtete është me e krahasueshme, ndoshta me Suedinë jo por kemi marrë fillimet kur Suedia ka implementuar takset e karbonit”, tha tutje ajo.

Zyrtari për Ndryshime Klimatike në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Abdullah Pirce, tha se për kushtet që i ka Kosova, është herët të merret një vendim i tillë, por që e konsideron si të domosdoshëm.

“Dihet se kohëve të fundit globalisht ka marr një temë diskutimi ku janë bërë ndryshimet klimatike dhe mënyrat se si të luftohet dhe të ndalen ndryshimet klimatike. Për kushtet tona pak si herët është ndërmarrja e këtij veprimi mirëpo obligimi është obligim sepse kemi detyrim. Ne jemi edhe anëtarë të barabartë në trajtimin e komunitetit dhe duhet t’i përgjigjemi kërkesave që dalin nga trajtuar”, tha ai

“Nëse na arrijmë ta ngrisim prodhimin nga burimet e ripërtërishëm, mendoj se më këtë mënyrë mund të arrijmë deri dikund. Mbetet të shohim se si do të ndodhë. Ministria e Mjedisit nuk mund të dal në krye me të gjitha këto, nuk varet nga ne, zbatimi varet nga Ministria e Ekonomisë që është përgjegjëse për sektorin e energjisë, varet nga transporti, varet edhe nga ministria e Bujqësisë se sa do të arrijë me pyllëzim e ripyllëzin e nga dogana e Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme