Industria e metalit pret mbështetjen e Qeverisë

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 15:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës Driton Selmanaj, ka pritur në takim përfaqësues nga sektori i industrisë së përpunimit të metalit, me të cilët ka diskutuar për sfidat e shtuara që po përjeton ky sektor në situatën e pandemisë COVID-19.

Në këtë takim, Selmanaj u njoftua për punën, vlerën dhe rëndësinë ekonomike që përbën sektori i industrisë së përpunimit të metalit në Republikën e Kosovës, si dhe rreth problemeve në të cilat hasin bizneset e këtij sektori.

Ai, theksoi rëndësinë e madhe që kjo industri ka për zhvillimin ekonomik të vendit, duke potencuar edhe mundësitë e mëdha që ka industria e përpunimit të metalit, për eksportin e produkteve drejt tregut Evropian.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj u zotua që Qeveria e Republikës së Kosovës përmes pakove për rimëkëmbje ekonomike do të ketë trajtim të veçantë ndaj bizneseve vendore, duke i konsideruar ato si burime të vetme të zhvillimit ekonomik të vendit.

Ndërsa, drejtori i industrisë së metalit Astrit Rexha, shprehu sfidat dhe problemet që ballafaqohet kjo industri duke shpresuar në mbështetje nga  zëvendëskryeministri  Selmanaj. /eo

Të ngjashme