Inflacioni në BE arrin në 1.5%

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Inflacioni vjetor gjatë muajit janar në Bashkimin Evropian ishte 1.5 për qind nga 1.6 për qind që ishte një muaj më herët. Një vit më parë, kjo normë ishte 1.6 për qind.

Ndërsa, norma vjetore e inflacionit në muajin janar në Eurozonë ishte 1.4 për qind, duke u ulur nga 1.5 për qind që ishte në muajin dhjetor. Një vit më parë, norma ishte 1.3 për qind.

Sipas Eurostat, përcjell Telegrafi, normat më të ulëta vjetore janë regjistruar në Greqi prej 0.5 për qind, Kroaci dhe Portugali me 0.6 për qind, kurse normat më të larta vjetore janë regjistruar në Rumani me 3.2 për qind, Letonia me 2.9 për qind, Estonia dhe Hungaria me 2.8 për qind.

Krahasuar me dhjetorin e 2018-së, inflacioni vjetor ra në 16-të vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa mbeti e qëndrueshme në 5 dhe u rrit në 7 vende.

Në muajin janar 2019, kontributi më i lartë në normën vjetore të inflacionit në Eurozonë erdhi nga shërbimet me 0.70 pikë përqindje, pasuar nga ushqimi, alkooli dhe duhani me 0.36 pikë përqindje, energjia me 0.26 pikë përqindje dhe mallra me 0.06 pikë përqindje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme