Instituti Ekonomiks, përfundoj fazën e parë të trajnimeve për gazetarët e sektorit të ekonomisë

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Instituti i Kosovës për Zhvillim Ekonomik – Ekonomiks, duke u bazuar në programin e tij për trajnimin e personave publik për komunikimin dhe raportimin e ngjarjeve ekonomike, ka organizuar trajnimin: “Bazat e gazetarisë financiare –  Monitorimi mbi qëndrueshmërinë e Buxhetit të Kosovës”.

Përmes këtij trajnimi Ekonomiks, synon të ndihmojë gazetarët në rritjen e aftësive profesionale në raportimin ekonomik; rritjen e bashkëpunimit rajonal të mediave dhe organizatave të shoqërisë civile; ngritjen e kapaciteteve kërkuese e hulumtues për të dhënat buxhetore, që do të kontribuonin në zhvillimin ekonomik. Trajnim po ashtu u fokusua edhe në avancimin e raportimit ekonomik dhe ishte emocionuese të shihje fytyra entuziaste në kuptimin e çështjeve ekonomike që prekin jetën e qytetarëve kosovar.

Përveç kësaj që u tha me lartë, trajnimi i fokusua edhe në trajtimin e koncepteve të procesit përgatitor të buxhetit, ndarjet dhe parashikimet buxhetore, të hyrat buxhetore dhe pranimet financiare, financimi i deficitti dhe borxhi publik, bilanci i parasë së gatshme/rezervat buxhetor, stabilitetin makro fiskale etj. Një shpjegim me i detajuar ju bë edhe administrimit tatimore dhe informalitetit.

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin gazetarë nga të gjitha mediet që sot kanë një shtrirje dhe ndikim të theksuar në krijimin e opinionit në Kosovë. Gazetarët u shprehen të kënaqur më atë çka u ligjërua gjatë procesit dy ditore të trajnimit mbi “Bazat e gazetarisë financiare –  Monitorimi mbi qëndrueshmërinë e Buxhetit të Kosovës.

E veçanta e këtij trajnimi sipas pjesëmarrësve në të ishte shpjegimi praktik i ngjarjeve ekonomike, përkatësisht termave dhe definicioneve ekonomike; bërja me e lehtë e komunikimit të ngjarjeve ekonomike për opinionin e gjerë, ndarja e praktikave të mira për ngritjen e kapaciteteve hulumtuese të gazetarëve të sektorit të ekonomisë.

Trajnimi Bazat e gazetarisë financiare –  Monitorimi mbi qëndrueshmërinë e Buxhetit të Kosovës, është Project i financuar nga Bashkimi Evropian, është përzgjedhur nga Balkan Monitoring Public Finance, ndërsa monitorohet nga BIRN.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme