Integrimi ekonomik i rajonit do të debllokojë potencialin për një rritje të përshpejtuar

Prishtinë | 14 Shk 2020 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes për hekurudhën dhe autostradën mes autoriteteve kosovare dhe serbe.

Oda Amerikane beson fuqishëm se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime të shtuara ekonomike për të dyja vendet, e sidomos për kompanitë e sektorit privat që operojnë në secilin vend.

Njohja reciproke, tregtia pa barriera dhe fuqizimi i lidhjeve ekonomike vetëm se do të e përmirësojnë perceptimin për të dy vendet në sytë e investorëve amerikanë dhe të tjerë të huaj.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thekson se çdo marrëveshje që lejon integrim ekonomik të rajonit, e hap potencialin e të gjitha vendeve për rritje të përshpejtuar ekonomike.  

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme