Intepretimi ligjor i Ministrisë së Financave për mospagesën e grevistëve

Prishtinë | 02 Sht 2022 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Deklarata e ministrit të Financave, Hekuran Murati, për mospagesën ndaj grevistëve, është e bazuar nga interpretimi ligjor i nxjerr nga Departamenti Ligjor i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve me datë 29.08.2022.

Kjo e fundit, me datën e lartcekur ka pranuar një kërkesë për opinion ligjor nga Thesari i Shtetit lidhur me ligjshmërinë e pagave për grevistë ne organizatat buxhetore.

Dokumenti i përbërë nga gjashtë faqe liston të gjitha procedurat ligjore sa i përket grevës sikurse:

  • Kuptimi i të drejtës së grevës
  • Aspektet procedurale të së drejtës së grevës
  • Aspekti material i të drejtës për grevë
  • Mospagesa e pagave gjatë kohës së grevave

Dokumenti më poshtë është siguruar nga gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka.

Të ngjashme