Investime të huaja, veç në patundshmëri

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shihet se gjatë katër muajve të parë të këtij viti shuma totale e investimeve të huaja në sektorin e patundshmërive ka arritur në 62.9 milionë euro, nga 69.5 milionë euro sa ka qenë shuma totale e investimeve të huaja në vendin tonë, shkruan sot Gazeta “Zëri”. 

Thuajse të gjitha mjetet që kanë ardhur në Kosovë në emër të investimeve të huaja gjatë katër muajve të parë të këtij viti kanë përfunduar në sektorin e patundshmërive.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shihet se gjatë katër muajve të parë të këtij viti shuma totale e investimeve të huaja në sektorin e patundshmërive ka arritur në 62.9 milionë euro, nga 69.5 milionë euro sa ka qenë shuma totale e investimeve të huaja në vendin tonë.

Sipas të dhënave zyrtare të BQK-së, shihet se gjatë muajit prill të këtij viti në sektorin e patundshmërive janë investuar hiç më pak se 15.8 milionë euro, derisa në sektorin e shërbimeve financiare sipas të dhënave zyrtare janë tërhequr investime prej 23.8 milionë eurove.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme