Ish-anëtarët e Bordit të ZRrE-së e kritikojnë Qeverinë e atëhershme për faljen e borxheve për energjinë

Prishtinë | 18 Nën 2022 | 13:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike ka intervistuar Bordin e ZRrE-së për periudhën 2008-2013, raporton Ekonomia Online.

Hajdar Beqa, kryesues i këtij Komisioni i ka pyetur ish-anëtarët e Bordit mbi humbjet që kanë qenë në veriun e vendit gjatë kësaj periudhe dhe formën se si janë trajtuar.

“Mbi cilat praktika është vendosur që operatori i sistemit të transmetimit t’i mbuloj humbjet mbi transmetues. Pse humbjet janë trajtuar në këtë formë në veri të vendit”, tha ai.

Naim Bejtullahu ish-anëtarë i Bordit të ZRrE-së tha se mosleximi i tarifave nuk ka qenë përgjegjësi e transmisionit, duke shtuar se qoftë se veriu nuk do të furnizohej nga KEK-u do të furnizohej me rrymë nga Serbia.

“Për transmision tarifat janë vendosur në vitin 2006, energjia e cila nuk është lexuar nuk është përgjegjësi e transmisionit. Pagesa nëpërmjet tarifës edhe shtetit është e njëjta gjë. A ka pasur mundësi mos me furnizuar veriun po ka pasur mundësi, por ajo do të ishte furnizuar nga Serbia. Këtë edhe e ka pritur Serbia që ta furnizoj veriun e Kosovës”, tha ai.

Bejtullahu shtoi se Kosova ka vepruat me tregun e Serbisë deri në pavarësimin e KOSTT-it në vitin 2020, sipas tij me privatizim kanë ndryshuar shumë gjëra për të mirë.

“KOSTT-i ka pasur sistemin e vetë të pavarur, por jo edhe tregun, Kosova ka vepruar me tregun e Serbisë, atë duhet ta kuptojmë së pari, deri para dy vjetëve deri me 2020, kur KOSTT ka filluar të operoj tregun e Kosovës”.

“Qeveritë nuk kanë bërë as një ndikim që kjo të pavarësohet. Projekti i pavarësimit besoj ka ndryshuar situata, situata ka ndryshuar edhe kur ka filluar shpërndarja”, tha ai.

Kurse Nusret Avdiu ish-anëtarë i Bordit të ZRrE-së, tha se humbjet kanë qenë shumë të larta në atë kohë dhe falja e borxheve nga Qeveria nuk ka qenë vendim i duhur.

“Humbjet janë paraqitur në transmision dhe në shpërndarje. Humbjet kanë qenë shumë të larta në atë periudhë, janë falë borxhet nga Qeveria dhe kjo nuk ka qenë vendim i mirë”, tha ai.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj duku i’u drejtuar ish-anëtarëve të Bordit të ZRrE-së tha se anëtarët e tij gjithmonë kanë thënë se veriu nuk ka qenë i ndarë.

Ai po ashtu ka pyetur ata se si ka ardhur deri te humbja, përqindja, raporti me ministrinë dhe për raportin me KEK-un.

Përparim Kabashi është përgjigjur se në dokumentet zyrtare të ZRrE-së veriu nuk ka qenë i ndarë, raporton EO.

“Humbjet kanë qenë të realizuar një vit para, edhe në raportet vjetore as një herë humbje nuk kanë qenë të ndarë, veriu nuk ka qenë pjesë e ndarë. Ne dokumentet e veta zyrtare nuk e ka ndarë veriun. Trajtimi i humbjeve ka qenë i përgjithshëm”, tha ai.

Të ngjashme