Ish Anëtari i Kongresit Amerikan viziton Odën Amerikane

Prishtinë | 24 Pri 2019 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë priti në takim ish Anëtarin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jerry Weller, takim gjatë të cilit u diskutua rreth mundësive të rritjes së bashkëpunimit dhe shfrytëzimit të mundësive aktuale të të bërit biznes me bizneset amerikane. 

Ish Anëtari i Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jerry Weller, vlerësoi punën e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Weller në të njëjtën kohë shprehu zotimin e tij për të mbështetur Odën Amerikane, si dhe anëtarët e saj në promovimin e tyre në SHBA, bashkë me mundësitë e të bërit biznes para bizneseve amerikane.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, falënderoi Weller për gatishmërinë për të mbështetur Odën Amerikane, duke folur për mundësitë e shumta që ofrohen në Kosovë për investitorët amerikanë. 

Po ashtu u bisedua edhe për shfrytëzimin më të mirë të Marrëveshjes së Sistemit të Përgjithësuar të Preferencave (GSP) që i mundëson Kosovës eksportimin e mijëra produkteve në SHBA pa iu nënshtruar detyrimeve doganore. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme