Ish-Drejtori i Autoritetit të Konkurrencës thotë se ky autoritet aktualisht është jofunksional

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Ish-Drejtori i Autoriteti të Konkurrencës, Valon Prestreshi në “Info Magazinë” në Klan Kosova ka thënë se ky autoritet aktualisht është jofunksional.

Ai tha se mandati i tyre ka përfunduar katër muaj më parë.

“Ne e kemi përfunduar mandatin me 9 qershor të këtij viti dhe për momentin Autoriteti i Konkurrences është jo funksional në aspektin e vendimmarrjes dhe mbi këtë bazë nuk mund të ushtrojnë ndonjë aktivitet hetimor kundrejt ç’rregullimeve të mundshme në treg sepse nuk ka organ vendimmarrës i cili i autorizon këto hetime dhe sanksionime ndaj ndërrmarrjeve që potencialisht mund t’a bëjnë ç’rregullimin e tregut”, tha Prestreshi.

Ish-Drejtori i AKK-së tha se ky autoritet tashmë mund të bëjë vetëm monitorim dhe përpilim të raporteve, transmeton Klankosova.tv.

“Të vetmen gjë që mund ta bëjmë është të bëjë monitorimin ,të përpiloi raportet dhe një asnjë rast nuk guxon t’i publikoi ato, derisa të vie komisioni i ri për aprovim dhe i cili do të jetë edhe vendimarrës”, u shpreh ai.

Ai tha se për përfundimin e mandatit, e kishin njoftuar me kohë kuvendin dhe kryeministrin.

“Ligjërisht e e kemi njoftuar Kuvendin e Kosovës, meqenëse i raportojmë vetëm kuvendit, pra e kemi njoftuar 60 ditë para se të na kalonte mandati, dmth që nga muaji prill, kuvendi dhe kryeministri e kanë informatën”, tha ai.

Tutje, Prestreshi sqaroi se procedura e përzgjedhjes apo riemërimit të komisionit dhe kryetarit është që kryeministri i propozon emrat kuvendit dhe ai i miraton me shumicë.

Të ngjashme