Ish-drejtori teknik i Telekomit: Afera “Sim to Sim” dëm i madh për Telekomin, bëri të arrestohej vëllau im

Prishtinë | 11 Kor 2019 | 12:24 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Po vazhdon intervistimi i dëshmitarit të dytë në Komisionin Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala, raporton Ekonomia Online.

Aktualisht para këtij komisioni po dëshmon ish-drejtori teknik i Post-Telekomit, Mehdi Latifaj.

Latifaj para anëtarëve të komisionit u shpreh se Kompania ose operatori virtual i Telekomit, Z-Mobile ose në atë kohë (2014) Dardafon.net, ka kërkuar nga Telekomi shfrytëzimin e shërbimit 3G dhe 4G, pa kushte, ani pse një kërkesë e tillë nuk figuronte në marrëveshjen mes dy operatorëve Vala dhe Z-Mobile.

“Kërkesa e Z-mobile ata kanë parashtruar kërkesë për shërbime 3g dhe 4g. Ka qenë muaji i parë i fazës që është implementuar kjo kërkesë. Shërbimi 3g dhe 4g është përdorë nga Z-mobile ende pa u aktivizuar shërbimi për ta. Në një moment kam pasë bindjen që kemi pasë një dakordësi me ecë tutje kërkesa e Z-Mobile ka qenë që shërbimet 3g dhe 4g të ofrohen pa kushte. Këtu ka lindë paqartësia, pavarësisht që kontrata nuk thotë flet për shërbimin 3g dhe 4g ne prapë jemi mundu me e gjet një zgjidhje”.

Latifaj shton se Z-Mobile ka kërkuar që mos të ndodhte asnjë avancim komercial deri sa dy operatorët të merren vesh për shërbime 3g dhe 4g.

“Z-Mobile ka kërkuar që mos të ndodhte asnjë avancim në aspektin komercial deri sa dy operatorët Vala dhe Z-Mobile të merren vesh për shërbimet 3g dhe 4g. Z-Mobile në bazë të të gjithë deklaratave duket se e kanë llogaritë veten se ata janë bashkëpronarë të Telekomit”, tha Latifaj.

Latifaj tha se Zmobile aktualisht ia ka 2.5 milionë euro borxh për shfrytëzimin e Country Codit.

“Në vitin 2014 Z-Mobile i ka borxh Telekomit 2.5 milionë euro për shfrytëzimin e Country Codit”.

Para komisionit, Latifaj u sqarua edhe për aferën Sim to Sim e cila sipas tij e ka dëmtuar shumë Monaco Telekomin, me ç’rast që për këtë aferë ka pasë edhe arrestime.

 Latifaj tha se një nga të arrestuarit për këtë aferë ka qenë edhe vëllau i tij, i cili sipas Latifajt u arrestua pa faj dhe pa të drejtë.

“Kam qenë në dijeni për aferën Sim to Sim e cila ka qenë shumë e shprehur në vitet: 2009, 2010, 2011. Kjo aferë e ka dëmtuar shumë edhe Monaco Telekomin. Afera ka ekzistuar, ajo është keqpërdorë për me adresu edhe shumë çështje të tjera. Ka pasë arrestime në lidhje me aferën Sim to Sim, por nuk është ngritë asnjëherë padi ndaj askujt për çështjen e veprimeve të paligjshme. Një nga këta të arrestuar ka qenë edhe vëllau im. Dhjetor 2010 është majtë 20 ditë në arrest. Nëse prokurori Lumezi ka fakte që unë dhe vëllau im jemi të përfshirë në aferën Sim to Sim, le ta dërgon çështjen në Gjykatë”, tha Latifaj, raporton EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme