Ish-kryeshefi i “KRU Prishtina” nuk e di pse u shkarkua, i emëruari i ri mohon të jetë pjesë e VV-së

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 20:38 | Nga Ekonomia Online

Parduzi thotë se nuk e din arsyen e shkarkimit, i emëruari i ri mohon të jetë pjesë e LVV.

Shkarkimet në ndërmarrje publike nuk po ndalen.

Kësaj radhe ishin anëtarët e bordit të përkohshëm të Ujësjellësit Rajonal Prishtina të emëruar një javë më parë, ata që morën vendimin për shkarkimin e U.D të kryeshefit të tyre, Kapllan Parduzi.

Një gjë të tillë e bëri të ditur vetë kryeministri në detyrë Albin Kurti, në një konferencë për media gjatë së martës.

Kurti gjithashtu shtoi se i njëjti është rikthyer në pozitën e mëparshme të tij, drejtor për konsumatorë.

Të ngjashme