Ish-kryetari i Odës Ekonomike: Refuzuam projekte strategjike për energji me argumente të kota

Prishtinë | 15 Gus 2022 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Sipas Berat Rukiqit, ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe profesor në Universitetin e Prishtinës, sikur qeveria aktuale e Kosovës të mos refuzonte disa projekte të ofruara për energjinë, situata në këtë sektor do të ishte më e mirë dhe “s’do bëheshim vendi i vetëm në Evropë që fillon reduktimet”, akoma pa filluar dimri.

“Donim të ishim refuzues te projekteve strategjike, veçanërisht të atyre me gaz”, thotë Rukiqi, duke shtuar se qeveria kishte “kontestuar çdo fizibilitet, me argumente të kota për kostot, çmimet, ambientin, pa asnjë analizë”.

Asnjë nga argumentet e dhëna, sipas Rukiqit nuk qëndronin dhe as s’ishin argumentet e sinqerta.

“Ne fakt kjo behej, për të ruajtur pavarësinë nga ‘imperializmi’ që synonte të shtrihej përmes gazit (mendësia e të majtës anti-imperialiste)”.

Sipas Rukiqit, edhe kur erdhi koha e krizës, qeveria prapë s’bënte gjë.

“Në kohën e fillimit të krizës energjetike, në vend të gjetjes të zgjidhjes për krizën, që dihej që do të zgjaste, synimi ishte tjetër: gjetja e arsyeve dhe zgjidhjeve për nacionalizim të pronave private”.

Rezultati i këtij synimi, thotë ai, është tashmë i qartë: “vendi i vetëm në Evropë me reduktime të energjisë elektrike, ende pa filluar koha e konsumit ‘peak’ të energjisë elektrike”.

POSTIMI I PLOTË:

  • Dojshim me qene kampinone ne luftimin e ngrohjes globale, duke refuzuar dhe luftuar çdo projekt te energjise bazuar ne ate çka na e kemi resurs te vetem me bollek: thengjillin
  • Dojshim me qene refuzues te projekteve stratrgjike, veçanerisht te atyre me gaz, duke kontestuar çdo fizibilitet, me argumente te kota per kostot, çmimet, ambientin, pa asnje analize. Ne fakt kjo behej, per te ruajtur pavaresine nga “imperializmi” qe synonte te shtrihej permes gazit (mendesia e te majtes anti-imperialiste);
  • Ne kohen e fillimit te krizes energjetike, ne vend te gjetjes te zgjidhjes per krizen, qe dihej qe do te zgjaste, synimi ishte tjeter: gjetja e arsyeve dhe zgjidhjeve per nacionalizim te pronave private.

Rezultati: vendi i vetem ne Evrope me reduktime te energjise elektrike, ende pa filluar koha e kosnumit “peak” te energjise elektrike.

Edhe pak investime te planifikuara do te stagnojne. Drejt stagnimit, te sigurte dhe krenar me rritjen ekonomike te vitit 2021.

Të ngjashme