Ish-ministri Çeku flet për investimin e kompanisë “Bilfinger”, thotë se askush nuk investon gratis

Prishtinë | 25 Jan 2022 | 20:15 | Nga Ekonomia Online

Ditëve të fundit është raportuar se në vitin 2015 ish-qeverisja e Isa Mustafës, ka refuzuar investimin e një kompanie gjermane “Bilfinger”, e që sipas këtij projekti Kosova do ta zgjidhte problemin me energji për 30 vjetët e ardhshme.

Kjo çështje ishte temë debati edhe dje në Kuvendin e Kosovës.

E për këtë reagoi edhe ish-kryeministri Isa Mustafa, duke thënë se nuk është e vërtetë që është refuzuar investimi i kësaj kompanie, por se sipas tij kjo e fundit nuk kishte interesim të investojë në Kosovë dhe nuk u kishte ofruar asgjë përpos 15 ose 20 faqe dokument poëer point.

Por, çfarë thotë ish-ministri Ethem Çeku për këtë?

“E para asnjë investitor nuk vjen gratis në Kosovë, duhet ta heqim këtë logjikë që po vjen një investitor po investon në Kosovë dhe po e zgjedh problemin e qytetarëve të Kosovës, jo nuk ka… Unë jam takuar edhe më herët me investitorë ata e kanë profitin e vet, nëse nuk u kthejmë”.

“Prandaj, unë nuk e besoj që ata kanë sjellë një projekt, unë e lexova edhe deklaratën e ish-kryeministrit Mustafa për zgjedhjen këtij problemi, prandaj këto gjëra duhet të ndërpriten”, ka pohuar Çeku në një intervistë për FrontOnline.

Sipas tij, asnjë investitor nuk investon në një vend ku vendimmarrja në politikë nuk është serioze.

Kjo pasi që sipas tij kjo është dokumentuar edhe me letër publike nga vet investitorët.

Nesër Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë ose jo mocionin e partive opozitare kundër shtrenjtimit të rrymës.

Të ngjashme