Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik: Ndërtimi i “Kosovës së Re” është zgjidhje për stabilitet ekonomik

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 08:07 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ekonomia e Kosovës do të shënojë rënie të madhe pas përhapjes së Coronavirusit. Mënyra e vetme për rimëkëmbjen e ekonomisë sipas ish-ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, është dhënia e kredive dhe granteve për bizneset.

Ndërsa si injeksion për stabilitetin ekonomik të vendit, Lluka deklaroi për Ekonomia Online se do të usgte ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re$. Sipas tij, investimi prej 1.3 miliard eurosh do të hapte mijëra vende pune.

Dule folur për ndihmën që duhet të jepet për bizneset Lluka potencoi se këto benefite duhet të bëhen me zero për qind interes, gjë e cila do të stimulojë edhe sistemin bankar. Ai kërkoi nga Qeveria që të jetë dorëlirë për t’i dalë në ndihmë bizneseve në vend.

“Qeveria i ka paraqitur disa hapa të rëndësishëm. Duhet të jemi me dorëlirë në aspektin e ndihmesës së bizneseve. Njëra nga modelet është dhënia e kredive duke i garantuar nga Qeveria, duke e stimuluar edhe sistemin bankar te bizneset”.

“Në këtë formë shumë shtete në botë e kanë implementua. Këto kredi kanë zero për qind interes, një ‘greis’ periudhë disamujorëshe derisa të dalim nga kriza. Jep benefite shtesë nëse ajo paguhet para kohe, benefitet shtesë në formimin e granteve të ndryshme. Për të lehtësuar bizneset që ta paguajnë me lehtë”, u shpreh Lluka.

Përmes këtyre pakove financiare të ndihmave, Lluka tha se do të jetë e mjaftueshme që bizneset të operojnë dhe të ketë garanci në rrjedhën e parasë.

“Qasja në financa pa ndonjë kosto shtesë e interes të caktuar është e mjaftueshme që bizneset të jenë operative. Këto kredi të jepen për të mbuluar kostot operative që nuk arrijnë të mbijetojnë gjatë kësaj periudhe. Bizneseve duhet t’i garantohet rrjedhje e parasë. Pasi secili grant që jepet bizneseve është sakrificë për mosinvestimin në një vend tjetër, qoftë në ndërtimin e shkollave ose rrugëve apo rritjen e benefiteve sociale”, tha ai.

Nga ana tjetër, Lluka deklaroi për Ekonomia Online se ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, do të ishte zgjidhje për stabilitetin ekonomik të vendit. Sipas tij, investimi prej 1.3 miliard eurosh do të hapte mijëra vende pune.

“Termocentrali ‘Kosova e Re’ është paraparë të ketë investim rreth 1.3 miliard euro dhe gjetja e  mijëra vende pune. Prioritet në kushte të njëjta kanë pasur kompanitë vendore në ndërtimin e këtij termocentralit në furnizime të ndryshme. Aty parashihet që qindra nënkontraktor të angazhohen ku një pjesë e tyre të ishte nga Kosova”.

“Do të aktivizojmë një zinxhir të madh ekonomik. 1.3 miliard euro të futen si investim në Kosovë ku bruto produkti vendor total do të ndihmonte mjaftë vendit, por më rëndësi që do të ndihmonte stabilitetit ekonomik”.

Lluka potencoi se Kosova punon me dy termocentrale me efikasitet të dobët dhe të vjetërsuara, andaj tha se vendit i duhet një zgjidhje me qëndrueshmëri energjetike, raporton EO.

“Ne punojmë më dy termocentrale të jashtëzakonisht të vjetërsuara. ‘Kosova A’ mezi operon dhe ka një efikasitet të dobët. Andaj duhet të gjejmë zgjidhje që të kemi qëndrueshmëri energjetike”, ka thënë Lluka.

Të ngjashme