Ish-ministri Lluka: Marrëveshja për energjinë sjell 15 milionë € të hyra në vit, fillon faturimi në veri

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 11:56 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Marrëveshja e Kyçjes brenda Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit e nënshkruar mbrëmë do të sjell të hyra prej 15 milionë euro në vit për Kosovën.

Tarifat dhe kontrolli i deritanishëm nga Serbia vlerësohet se ka sjell probleme të mëdha financiare për KOSTT-in dhe transmisionet në Kosovë.

Ish-ministri i Ekonomisë, Valdrin Lluka, tha për Ekonomia Online se kjo marrëveshje është lajm i madh për vendin.

Lluka tregoi se nga kjo marrëveshje Kosova do të ketë përfitime të mëdha, përveç inkasimit në 12 milionë euro, kjo do të mundësoj edhe linjën e transmisionit me Shqipërinë.

Sipas tij, aktivizimi i kësaj linje do të ketë kosto më të lira për gjithë qytetarët e dy vendeve.

“Kjo është një lajm i madh për vendin, këtë e kam paralajmëruar në qershor të vitit të kaluar kur është hartuar nga Qeveria. Serbia deri tani i ka kontrolluar kufijtë energjetik të Kosovës. Në hartën energjetike të Evropës ka figuruar nën Serbinë për çdo lloj të transportit të energjisë elektrike të transmisionit është dashur të merret një dritë e gjelbër nga transmisioni i Serbisë. Kjo na ka shkaktuar dëme dhe për çdo transit të energjisë që paguan tarifat për përdorimin e transitit, është e njëjtë si përdorimi i autostradës me makina”, tha ai.

Lluka theksoi se kjo marrëveshje mundëson kontrollimin e kufijve energjetik, që sipas tij, i hap rrugën Kosovës që ta menaxhoj dhe të filloj inkasimin dhe faturimin në veri të vendit.

“Të gjitha tarifat i ka inkasuar Serbia që ka arritur një vlerë deri në 12 milionë euro në vit. Kjo ndryshon nga viti në vit, por që nga 8 deri në 12 milionë euro i ka inkasuar. Kjo i ka shkaktuar dëme financiare jashtëzakonisht KOSTT për transmisione të Kosovës dhe probleme të tjera të mëdha siç është mos aftësia e Kosovës që të integrohet në tregun energjetik qoftë me Shqipërinë ose rajonin”.

“Ne i kemi bërë të qartë se nëse Kosova nuk i kontrollon kufijtë nuk mund të bëjmë marrëveshje. Kosova ka nënshkruar marrëveshje për përdorimin e energjisë. Nga sot kjo mundëson që aktivizimi i linjës së transmisionit me Shqipërinë të jetë për gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Lluka.

Megjithatë, ish-ministri potencoi se Kosova përveç 12 milionë eurove, do të ketë të hyra shtesë prej 3 milionë për transmisionin me Shqipërinë, raporton EO.

“Përveç transmisionit do të arrijë të inkasoj transiti që kalon nëpër Kosovë. Kosova është vendi kyç në Ballkan. Luajmë një rol të rëndësishëm të transmisionit të energjisë elektrike. Kjo vlerë kap 12 milionë euro në vit, por jo vetëm kjo transmisioni do të jetë në gjendje të inkasoj edhe mjete shtesë nga transiti i energjisë që vjen nga Kosova me Shqipërinë me aktivizimin e linjës së re 400 kë që lidh Kosovën me Shqipërinë, aty do të kemi të hyra 3 milionë euro shtesë për transmisionin. Do të ketë kosto më të lirë për gjithë qytetarët në Kosovë dhe Shqipëri”.

“Ne do të jemi pjesë e marrëveshjes me Shqipërinë dhe rajonal. Është marrëveshje e nënshkruar në Bruksel ku të gjitha vendet janë zotuar se do të kenë marrëveshje të energjisë. Kontrollimi i kufijve i hap rrugën që Kosova ta menaxhoj dhe të filloj inkasimin në veri të vendit. Kosova do të fillojë së bashku me KEDS faturimin e qytetarëve në veri të Kosovës të cilët nuk kanë paguar energji elektrike”, u shpreh Lluka.

Të ngjashme