Ish-ministri Shatri për privatizimin: BE-ja e ka projektuar përfundimin e procesin si rezultat të tyre

Prishtinë | 23 Tet 2020 | 14:44 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatrin, raporton Ekonomia Online.

Shatri ka thënë se procesi i privatizimit dallon shumë nga koha kur procesi udhëheqje nga UNMIK-u.

Ai më tej ka shtuar se privatizimi nuk e ka arritur qëllimin ngase nuk ka pasur tërheqje të investimeve e nuk ka dhënë efekte në punësim.

Madje sipas tij, BE-ja e ka projektuar përfundimin e procesin si rezultat të tyre

“Procesi i privatizimit në atë periudhë si opinion dallon shumë si opinion prej sot. Shoqëria civile e kanë prit me admirimin procesin e privatizimit në atë kohë, është shpresuar që një proces i privatizimit do ta kthejë pasurinë në të mirë”.

“Por ky proces është udhëhequr nga UNMIK-u, dhe kanë pas drejt mos mi dhënë llogari askujt përveç eprorëve. Modeli që është përzgjedh tek ne iu ka përshtat UNMIK-ut dhe situatës. Ata kanë dashur të raportojnë si sukses të tranzicionit dhe i vetmi sukses ka qenë ai i privatizimit”.

“Në parim pa u lëshuar në përgjegjësi s’janë mbërri qëllimet për arsye praktike. S’ka mund të tërheq investime të huaja. S’ka dhënë efekte në punësim”. Në përmirësimin e punëtorëve të ndërmarrjeve e të qytetarëve të vendi”.

“Procesi s’ka qenë i projektuar për interesa të Kosovës, por BE ka menduar përfundimin e fazës si rezultat të tyre. Flas për periudhën sa isha në AKM”.

Në mungesë kuorumi mbledhja është shtyrë për të hënën. Kryetari i komisionit Hajrullah Çeku tha se anëtarët dhe Shatri do të njoftohen me kohë për vazhdimin e mbledhjes.

Të ngjashme