Ish-punëtorët e fabrikës së gypave në Ferizaj: Privatizimi ishte anti-ligjor, pati manipulime

Prishtinë | 16 Dhj 2020 | 14:38 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka raportuar Ali Shabani, anëtar i kryesisë së shoqatës Sindikale IMF, Ferizaj, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesi i Komisionit Hajrullah Çeku fillimisht ka pyetur dëshmitarët se pse i janë drejtuar me shkrim komisionit, cila është kërkesa e tyre.

Ali Shabani tha se këtë e ka bërë me qëllim që të njoftohen deputetët që privatizimi i fabrikës së gypave në Ferizaj ka qenë anti-ligjor dhe se janë bërë manipulime.

“Arsyeja kryesore ka qenë të ju bëjmë më dije për një privatizim antiligjor të ish-fabrikës së gypave në Ferizaj në atë kohë nga AKM-ja. Ku është bërë presion në punëtorë, menaxhment e në sindikata gjoja se pajtohen ata për të filluar procedurat e privatizimit”.

“Nga zyra ligjore e AKM-së është bërë privatizim jashtëligjshëm dhe janë dëmtuar të drejtat e punëtorëve. S’ka qenë privatizim po falje të fabrikave”.

Edhe Fatmir Hasani tha se persona të caktuar kanë përfituar nga ky proces dhe se jën dëmtuar punëtorët.

“U formua një grup i punëtorëve të fabrikës së gypave edhe vet unë dhe e kundërshtuam në forma paqësore privatizimin si greva të brendshme. Ne i kërkonim të drejtat tona”.

“Për 912 punëtor u mbyll dera për ta i kërkonin të nënshkruanin diçka kinse për të mirën e tyre. Ka pasur manipulime nga njerëz që kanë dashur ta bëjnë për përfitime të veta privatizimin. AKM ja ka kërkuar që të pranohet se po bëhet për të mirën tuaj”.

Deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi ka thënë se është obligim i Qeverisë që të paguhen mjetet e punëtorëve të kësaj fabrike. 

Deputeti Hekuran Murati ka pyetur për faktin që ka pasur një aktgjykim të gjykatës komunale të asaj kohë që të mos hidhet në shitje asetet, por që AKM-ja e ka injoruar.

Shabani e ka pohuar se ka pasur aktgjykim por që s’është marrë parasysh.

Murati poashtu ka pyetur se si ka ardhur deri te ky kapërcim i vendimeve ligjore. Kurse Shabani tha se ka qenë politika ajo që ka ndikuar në këtë proces.

Të ngjashme