Ish-punëtorët “IMN Kosova” protestojnë për herë të 3-të, kërkojnë 20 përqindëshin

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 11:33 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-punëtorët e ndërmarrjes së prodhimit të blloqeve  “IMN Kosova” kanë protestuar para Komunës së Prishtinës për shkak të mospagesës së 20% për punëtorët, pas privatizimit të kësaj ndërmarrjeje.

Një ndër punëtoret e kësaj fabrike, Kimete Spanca, tha se janë duke protestuar që Komuna e Prishtinës të alokojë mjetet e 20-përqindëshit të privatizimit.

Spanca paralajmëroi edhe bllokim të rrugës dhe shkollës të cilat janë ndërtuar në vendin ku më herët ka qenë fabrika, raporton Ekonomia Online.

“Nuk e kanë dhënë 20-përqindëshin që është dashur për punëtorët, tani është edhe pjesa tjetër që këta duhet ta marrin përgjegjësi aktvendimi tash që katër vite që kemi dalë nga puna nuk është dhënë asnjë pjesë 20-përqindshi i punëtorëve tani dhe për atë protestojmë që Shpend Ahmeti 20-përqindëshin e punëtorëve ta qesë në AKP dhe ata me bë shpërndarjen te punëtorët”.

“Nëse nuk i marrim do të bëjmë prapë protesta, atëherë do të shkojmë ta bllokojmë rrugën dhe shkollën ku është ndërtu në fabrikën tonë”.

Gjyle Rashiti, nga departamenti i ndërtimtarisë në ish-ndërmarrjen “IMN Kosova”, propozoi që disa përfaqësues të ndërmarrjes të takohen me dikë nga komuna për të aranzhuar një takim me kryetarin Shpend Ahmeti.

Pas takimit me zyrtarë të komunës, Rashiti bëri të ditur se nga komuna kanë marrë premtimin se pas kërkesës zyrtare të AKP-së për transferimin e mjeteve, do ta realizojnë atë, raporton EO.

“Ne biseduam me asistentin, na premtun që nëse AKP-ja e bën një marrëveshje me shkrim me komunën, atëherë automatikisht do të dalin mjetet”.

“Nëse kjo nuk kryhet brenda mujit do të mbajmë protesta jo si kjo, por më të rrepta”.

Kjo është protesta e tretë brenda vitit e ish-punëtorëve të  “IMN Kosova”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme