Ish-shefi i Trustit: Nëse tërhiqen, të gjitha paratë do të shkojnë në Durrës për pushime

Prishtinë | 26 Maj 2022 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

Ai është shprehur kundër tërheqjes së mjeteve nga qytetarët e vendit. Havolli ka thënë se, nëse tërhiqen, të gjitha këto para do të shkojnë në Durrës për pushime.

“Deputetët duhet të jenë të përgjegjshëm, të mendojnë secili nga pozicioni i tyre që nesër edhe ata, pas moshës 65-vjeçare, do t’u duhen këto mjete dhe fundi i fundit është e drejtë kushtetuese e këtyre njerëzve që të posedojnë paratë e tyre dhe nëse u lejohet tërheqja e këtyre mjeteve, të gjitha do të shkojnë në Durrës dhe kurrfarë problemi ekonomik nuk do të zgjidhin”.

“Ka justifikime të llojllojshme që i japin deputetët e njerëzit, por asnjë s’është e justifikueshme që nesër t’i krijojmë njerëzit me probleme”, është shprehur Havolli në Klan Kosova.

Sot, në Prishtinë është mbajtur një protestë, prej nga i është bërë thirrje qeverisë të lejojë tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga trusti.

Të ngjashme