Ismaili: Sipas Qeverisë 10 milionë eurot e ndara për veriun janë garanci për kyçje në sistemin e Kosovës

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 13:44 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut nga radhët e PDK-së,  Besa Ismaili, ka deklaruar se vendimi për ndarjen e 10 milionë eurove për qytetarët serbë të veriut është i vërtetë.  Ajo tha se sipas Qeverisë kjo ndarje nuk është bërë si mbulesë për shpenzimet por,  si garanci për tu kyçur në sistemin e operatorëve, raporton Ekonomia Online.

Mes tjerash, Ismali bëri të ditur se me përfaqësimin e KOSTT,  buxheti do të shtohet për 8 milionë.

Ismaili njoftoi se ZRRE ka premtuar që në vitin 2021,  çdo gjë do të operojë si në çdo pjesë tjetër të Kosovës.

“Sot kishim një takim të veçanta për shkak të paqartësisë nëse ka një vendim ose jo nga Qeveria për ndarjen e mjeteve. Sot u sqaruam ato që i kishim ditur edhe me herët por,  na u deshtë të dëgjojmë edhe nga pala. 10 milionë euro janë zotuar jo si mbulesë e shpenzimeve në veri siç ka qenë më herët por si garant për tu kyçur në sistemin e operatorëve. Kishim disa shqetësime të cilat janë të moçme por që barra e implementimit të tyre bie mbi ZRRE-në”, tha ajo

Ismaili ka thënë se kanë pasur disa rekomandime dhe se njëri prej tyre ka qenë që të ndërpriten praktikat diskriminuese.

“Kemi pasur rekomandime, njëra ndër to ishte të ndërpriten me praktikat diskriminuese në dëme të qytetarëve, si dhe të shikohen mundësit për rimbursim”, shtoi ajo.

“Në takim kishim edhe kryesuesin për financa Hekuran Muratin i cili sqaroi për vendimin që e ka mbështetur në saj të kërkesës që ka bërë ZRRE. Ai ka siguruar se me përfaqësimin e KOSTT-it, buxheti do të shtohet për 7-8 milionë.

“Na mbetet të shohim marrëveshjen dhe të mësojmë se si ka rrjedhur, të sigurojmë që nuk ka trajtim të pabarabartë  ndaj qytetarëve.  Në vitin 2021 gjithçka do të operojë si çdo pjesë tjetër të Kosovës. Derisa nuk morëm përgjigje sa i përket inkasimit”, u shpreh Ismaili.

Kryetari i komisionit për Buxhet Financa dhe Transfere, Hekuran Murati pas diskutimit në komisionin për të Drejta në lidhje me 10 milionë eurot e ndara nga Qeveria për rrymën në veri tha se kanë marrë garanci që kjo pjesë do të integrohet në sistemin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“…. ka marrë pjesë në sqarim të asaj se si komision janë votuar ndarjen e 10 milionë eurove në projektligjin e vitit 2020 pasi kanë marrë si zotim që kanë marrë nga KOSTI- se u duhet garanci tu sigurojnë se nuk do të ketë devijim të energjisë për të hyrë në fuq marrëveshja për pavarësim nga rrjeti i energjisë së Serbisë e për të kaluar në rrjet të përbashkët energjetik me Shqipërinë”.

Të ngjashme