ISO Standardet në fokus të Punëtorisë së Odës Amerikane

Prishtinë | 23 Nën 2016 | 11:48 | Nga

Në punëtorinë e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ISO standardet u identifikuan si kritere bazike të cilësisë për depërtim në tregun Evropian si dhe për ndërtimin e infrastrukturës së cilësisë mbi këto standarde.

Hafiz Gara, Kryeshef Ekzekutivi Agjencisë Kosovare për Standardizim vlerësoi se ISO standardet janë parakusht për krijimin e cilësisë, qoftë të produkteve, proceseve apo edhe shërbimeve, duke shtuar se kjo agjenci është duke punuar për të amendamentuar ligjin aktual në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian. Si sfida kryesore për implementimin e mirëfilltë të ISO standardeve në Kosovë, Gara përmendi sektorin e çertifikimit si dhe numrin e vogël të standardeve.

Sipas tij, çertifikimet janë të domosdoshme për të krijuar validitetin e një kompanie, duke shtuar se kjo agjenci është në punë për krijimin e një sektori të certifikimit brenda kësaj agjencie. Sfidë tjetër u konsiderua numri i standardeve në vend, i cili do të ndikonte që Kosova të jetë më afër anëtarësimit në Bashkim Evropian.

Ylber Beqiri, Konsulent në MDA tha se cilësia e produkteve dhe shërbimeve është kulturë organizative që nënkupton strukturën, vendimmarrjen si dhe çdo veprim në përputhje me kërkesat dhe standardet. Sipas Beqirit, standardet përcaktojnë objektivat e cilësisë së një kompanie dhe njëkohësisht investimin e kompanisë me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe shtyrjes përpara të një standardi të caktuar, duke pasur paraysh që përmirësimi dhe ruajtja e cilësisë janë synimet kryesore të çdo kompanie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme