Istrefi: Bashk me stafin kemi strategji per ngritjen e mëtejme të Telekomit

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Istrefi: Bashk me stafin kemi strategji per ngritjen e mëtejme të Telekomit

Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës Bedri Istrefi, ka shkruar se pas 20 viteve të themelimti të kësaj kompanie kanë pasur ulje e ndritje por që, në bashkëpunim me stafin kanë një strategji për rimëkëmbjen e kësaj kompanie.

Istrefi përmes një shkrimi në Facebook ka falenderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë kompani.

“20 vjet më parë, punëtorët e atëhershëm të Postës dhe Telekomit të Kosovës, pas një pune intensive disa mujore, e bënë të mundshëm që korporata të ketë edhe operatorin e vet mobil.

Ishte nevojë e domosdoshme që edhe ne, në atë, t’i bashkohemi botës dhe të kemi operatorin tonë mobil.

Shumë inxhinierë në atë kohë, që edhe sot janë pjesë tepër e rëndësishme e Telekomit, dhanë kontributin e tyre maksimal që të lëshohet sinjali i parë i telefonisë mobile në vend.

Në fund të shkurtit të vitit 2000, nisën testimet e fundit që të transmetohet sinjali, ndërsa në javën e parë të marsit të këtij viti kishim edhe konsumatorët tanë të parë.

Shumë investime ndër vite janë bërë nga kompania që të jemi në hap me kohën dhe kërkesat e konsumatorëve.

Fillimisht, beteja jonë më e madhe ishte shtrirja e rrjetit mobil në gjithë vendin, dhe kjo u mundësua në vitin 2008 kur mbuluam me rrjet mobil mbi 98% të territorit të banuar.

Kjo aspak nuk ishte beteje e lehtë, por u përmbush me sukses falë edhe angazhimit maksimal të punonjësve tanë.

Që nga ajo kohë, si kompani kemi pasur rënie dhe ngritje të vazhdueshme dhe investime në teknologji, krejt kjo në përpjekje për ngritjen e kapaciteteve tona.

Edhe pse kompani publike dhe me telashe të vazhdueshme me procedurat e blerjes, në kemi arritur që gjithmonë të jemi një hap para konkurrencës sonë.

Kjo qasje në vazhdimësi ka bërë që ne të arrijmë shifrën prej 1.2 milion konsumatorë, krejt kjo edhe si rezultat i punës, angazhimit dhe ofrimit të shërbimeve kualitative dhe me çmimet më të mira në treg.

Puna e palodhshme e gjithë stafit ka bërë që ne, si Telekom, për shumë vjet të jemi tatimpaguesi më i madh në vend, dhe gjithashtu kemi ndarë rreth 500 milion euro dividentë për shtetin e Kosovës, mjete këto të përdorura nga qeveria për projekte kapitale.

Telekomi në vazhdimësi ka qenë kontribuues i jashtëzakonshëm në përmirësimin e kushteve jetësore për gjithë kosovarët.

Tani kur po shënojmë 20 vjetorin, vazhdojmë të jemi lider në ofrimin e shërbimeve telekomunikuese dhe për herë të parë që prej ekzistencës së operatorit mobil, ne me forcat tona të brendshme po arrijmë që vetë ta mirëmbajmë rrjetin dhe të kryejmë punë të cilat dikur i kanë kushtuar shumë kompanisë.

Përkushtimi ynë i vazhdueshëm është të ofrojmë shërbime kualitative dhe me çmimet më të mira në treg dhe këtë jemi duke e arritur.

Unë si Kryeshef Ekzekutiv së bashku me ekipin tim kam bërë strategji të qartë të ngritjes së mëtutjeshme të kompanisë dhe se angazhimi ynë nuk do të mungojë asnjëherë e bashkë do t’ia dalim”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme