Istrefi s’raporton në Komision, deputetët diskutojnë për gjendjen në Telekom

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 13:22 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi nuk ka raportuar në Komisioni për Legjislacion lidhur me letrën drejtuar punonjësve të Telekomit, raporton Ekonomia Online.

Istrefi sipas kryetares së komisionit Albulena Haxhiut edhe pse një ditë më parë kishte konfirmuar ardhjen sot në mëngjes i kishe dhënë përgjigje negative komisionit.

“Ne e kemi ftuar edhe kryeshefin e Telekomit sot në takim ai dje na konfirmoi ardhjen por sot në mëngjes na tha që nuk do vije pa asnjë arsye”.

“Ky është veprim dhe qasje e papërgjegjshme ndaj kuvendit të Kosovës. Tashmë kemi një komision hetimor që do merret për punësime në Telekom”.

Edhe përkundër kësaj deputetët, anëtarë të këtij komisioni, po vazhdojnë diskutimin në lidhje me gjendjen në Telekom.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, tha se ai ka dërguar dy ankesa në Policinë e Kosovës për krime ekonomike ndaj kryeshefit aktual të Telekomit.

“Për të gjitha këto veprime që kanë ndalë kohëve të fundit lidhur me gjendjen e Telekomit unë i kom paraqit dy ankesa në Policinë e Kosovës kundër kryeshefit ekzekutiv të Kosovës lidhur me krimet ekonomike”.

Ndërsa deputeti  i PDK-së, Hajdar Beqa tha se nuk është e udhës të thirret kryeshefi i Telekomit në komision.

Sipas tij, aty do duhej të ishte ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

“Me kon kryeshef unë kisha ardhur, por nuk është kompetencat tona nuk është me thirr Telekomin më mirë do kishte qenë të ishte ftuar ministri i Zhvillimit Ekonomik”.

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demalija, tha se në Podujevë nuk mund të punësohet askush nëse nuk është anëtarë i LDK-së.

“Në Podujevë as miza pa u kon e LDK-së nuk mund të punësohet aty”.

Ndërsa deputeti nga radhët e PSD-së, Frashër Krasniq,i propozoi që komisioni për zhvillim të marrë përsipër hetimin e çështjes së nepotizmit në Telekomin e Kosovës.

“Mos me pas dalë këto keqpërdorime të postës dhe Telekomit në publik sot nuk ishim duke e bërë këtë debat dhe atij kishin vazhduar dhe veprimi i kryeshefit të telekomit duhet të jetë t’i ndalojë këto veprime.

“Komisioni për Zhvillim duhet ta hetojë këtë çështje dhe kryeshefi do të duhet sot të ishte këtu prezent”.

Krasniqi, tha se partia e AAK-së po dërgon mesazh tek qytetarët se kush është i AAK-së e ka të lehtë me hy në punë.

“Nëse del një deputet dhe bën një deklaratë që unë kam me i punësuar veç njerëzit e AAK-së unë mundem me marrë si një papërgjegjësi të një deputeti, partia po dërgon mesazh tek të gjithë mekanizmat që menaxhon se kush është i AAK-së ne kemi me i shti në punë më lehtë se të tjerët. Nepotizmi punësimet partiake janë rezultat i keqmenaxhimit të postës në thelb”.

Deputeti, Korab Sejdiu, tha se në një shtet normal ndaj personave që janë të papërgjegjshëm dhe që bëjnë shkelje ligjore do të duhej që të nisen procedura për shkarkim.

“Ne kemi kompetencë me thirr drejtori në fjalë për arsye që ai nuk po thirret për me diskutim për performancën e Postës por rreth zbatimeve të ligjit, njeriu më i duhur për me arsyetuar letrën është njeriu që e ka shkruar atë letër”.

“Drejtori është dashur me qenë prezent këtu dhe është një praktikë e papërgjegjshme mos me u paraqitë kuvendit të Kosovës. Përgjegjësia e një vendi normal do ishte inicimi i një procedure për shkarkim”.

“Kishte qenë në të mirë të vetë drejtorit me na sqaruar se çka ka dashtë me thanë me atë letër dhe do ia kishim dhënë një mundësi me ardhur edhe njëherë këtu, ai ka bë një gabim trashanik duke mos ardhur këtu qëllimisht”.

Komisioni për Legjislacion përmbyllë diskutimet lidhur me temën për Telekomin e Kosovës, deri sa shqyrtimi për ndryshim-plotësimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme u shtyr për mbledhje e radhës.

Ndryshe anëtarët e komisionit propozuan që në mbledhjen e ardhshme në diskutimet e tyre rreth aferave korruptive, deklarimeve dhe mos deklarimeve të pasurisë të kenë të pranishëm drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havollin.

Të ngjashme