Ja kur fillojnë të bëhen pagesat nga Pakoja Emergjente

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 21:41 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave në detyrë, Bisnik Bislimi, në “Debat Plus” ka bërë të ditur se përfituesit e pakos emergjente do të fillojnë të marrin pagesat në muajin prill.

Bislimi bëri të ditur se përfituesit e kësaj pakoje do të mbështeten me mjete për muajin mars dhe prill, pra pagesat do të dalin në muajin prill për muajin mars dhe në maj për muajin prill.

“Ne i japim benefitet në prill dhe maj për muajin mars dhe prill”

Tek masa 1.3 bizneset kanë filluar të aplikojnë dhe ATK është duke bërë verifikimin. Masa 1.1 ka filluar në muajin e kaluar, pra rastet sociale dhe masa 1.2 fillon tash”, tha ai.

Të ngjashme