BE-ja nuk i është përgjigjur ende MZhE-së për humbjet e energjisë në veri

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 08:21 | Nga

Bashkimi Evropian ende nuk i ka kthyer përgjigje Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në kërkesën për t’i mbuluar humbjet e energjisë në veri të vendit derisa të gjendet një zgjidhje për marrëveshjen për energji që mbahet e bllokuar nga ana e Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.

Në kërkesën e dërguar nga MZHE-ja janë përfshirë kostoja financiare e KOSTT-it për katër muajt e ardhshëm për të mbuluar humbjet në atë pjesë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë për gazetën se janë në pritje të një përgjigjeje nga ana e BE-së dhe se janë njoftuar se kërkesa është duke u shqyrtuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme