Japonia e interesuar për projektet energjetike në Kosovë

Prishtinë | 08 Dhj 2017 | 15:15 | Nga

Një delegacion nga Japonia i udhëhequr nga zëvendës Presidenti i kompanisë Mitsubishi Hitachi Power Systems, z. Takayuki Maeda me bashkëpuntor po qëndron në Kosovë. Delegacioni në fjalë vizitoi institucione të ndryshme në Kosovë për të u informuar rrethë mundësive për bashkepunim në fusha të ndryshme ekonomike dhe më gjerë.

Sot ata vizituan edhe Odën Ekonomike të Kosovës ku u priten nga kryetari, Safet Gërxhaliu dhe u informuan mbi aktualitetin ekonomik në Kosovë dhe mbi mundesitë e bashkëpunimit ekonomik në mes të Japonisë dhe Kosovës.

Jemi të vetëdijshëm se kompania Mitsubishi Hitachi Power Systems është një ndër kompanitë më me renome në botë sa i përket ndërtimit të kapaciteteve termo energjetike dhe ky sektor është mjaftë aktual në Kosovë qoftë për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese siç është Kosova C apo edhe rehabilitimi i Kosovës A dhe B.

Dua të besojë se kompani të tilla prestigjioze të interesuara për këto projekte janë një dëshmi që do të ndikojë në përmirësimin e imazhit të Kosovës por edhe në përpjekjen e tyre që në këto projekte të sjellin inovacione dhe high-tech modern që krahas rëndesisë ekonomike dhe teknologjike do të sjellin edhe përvojë dhe ekspertizë ambientale që është e rëndesisë së veçant. Deri më tani interesim për këto projekte e në veçanti për Kosovën C kanë treguar kompanitë General Electric (amerikane), Mitsubishi Hitachi (japoneze), Siemens (gjermane) dhe Doosan (koreane). Sa më shumë interesim, aq më të mira ofertat për vendin, theksoi kryetari Gerxhaliu.

Takayuki Maeda u falendërua për mikëpritje dhe delegacioni ishte shumë i kënaqur me vizitën e në veçanti me informatat e marra lidhur me këto projekte ku edhe këta janë të interesuar për pjesëmarrje në forma të ndryshme. Përvoja jonë e pranuar ndërkombëtarishtë është dëshmia më e mirë për reputacionin e kompanisë tonë, por edhe raportet e mira politike në mes të Japonisë dhe Kosovës janë një motiv shtesë dhe obligim për përgjegjesi dhe garancione profesionale në standarde dhe kritere moderne.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme