Jep dorëheqje bordi që Hoti emëroi në Telekom

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës i emëruar nga Qeveria në krye me Avdullah Hotin ka dhënë sot dorëheqje.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të lëshuar në faqen e Qeverisë.

Aty thuhet se Hoti e ka pranuar me shqetësim dorëheqjen e Bordit të përkohshëm të Telekomit të Kosovës, në një situatë të vështirë financiare të kësaj ndërmarrjeje publike të rëndësisë strategjike për vendin.

“Qeveria e Republikës së Kosovë nuk e mirëpret aspak këtë veprim të Bordit të Telekomit. Vërejtjet e ngritura edhe nga Sindikata e Telekomit janë shqetësuese për Qeverinë si aksionar. Qeveria është e vendosur që të mos lejojë degradimin e mëtejmë të kësaj ndërmarrjeje me rëndësi strategjike për vendin. Prandaj, në cilësinë e aksionarit, Qeveria do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm institucionalë për të ndaluar veprimet e tilla dhe për të siguruar kushte për rimëkëmbjen e Telekomit të Kosovës”, ka thënë kryeministri Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme