Jep dorëheqje edhe një drejtor në Telekom

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Departamentit për Relacion me Publikun në Telekom, Menduh Abazi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, raporton Front Online. Abazi i kontaktuar nga Front Online ka thënë se dorëheqja e tij ka ndodhur për arsye personale dhe shëndetësore.

Ai tha se me menaxhmentin e ri janë dakorduar që të vazhdojnë bashkëpunimin në të mirë të Telekomit.

Abazi tha se është i gatshëm që çdoherë të jetë në shërbim të Telekomit.

“Do të jem pjesë e Telekomit, jo nivelit ekzekutiv, për arsye personale-shëndetësore kam dhënë sot dorëheqje. Menaxhmentin e ri e njoh personalisht, kam pasur bashkëpunim në të kaluarën edhe tash vazhdoj të kem bashkëpunim shumë të mirë. Kërkesa ka qenë që të vazhdojmë bashkëpunimin në të ardhmen. Pres me jep angazhimin maksimal që korporata të kthehet në shkëlqimin që ka pasur në të kaluarën. Unë do të jem në shërbim të Telekomit sa herë që është nevoja”, ka thënë Abazi për Front Online.

Front Online ka raportuar të hënë për dy dorëheqje nga Telekomi, atë të Ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Zeqir Kiqina dhe ushtruesit të detyrës së drejtorit financiar, Agim Matoshi, të cilët dorëheqjet e tyre thanë se i bën për arsye personale dhe shëndetësore.

Të ngjashme