Jostabiliteti politik vazhdon të largojë investitorët e huaj

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 13:46 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Jostabiliteti politik vazhdon të largojë investitorët e huaj, dhe sipas ekspertëve këtë shqetësim e kanë pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sa i përket bashkëpunimit rajonal dhe krijimit të një ambienti më të mirë brenda Ballkanit Perëndimor, tërheqjen e investimeve të  huaja, sipas drejtorit ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka,  është i nevojshëm dialogu ndërinstitucional, raporton EkonomiaOnline.

“Ai bashkëpunim i shërben pastaj edhe shtyrjes së agjendës brenda Këshillit për Bashkëpunim Rajonal edhe formave tjera për përmirësimin e mjedisit të bërit biznes dhe tërheqjen e investimeve të huaja në përgjithësi brenda Ballkanit Perëndimor,” vlerëson Zeka.

Olivera Ceni, nga Oda Ekonomike e Kosovës, përmend jostabilitetin politik, mospërkrahjen ligjore dhe sistemin arsimor si problemet kyçe të investitorëve të huaj.

“Jo stabiliteti politik është dëshmuar të jetë një prej pengesave kryesore për investitorët e huaj në Kosovë dhe kompanitë kosovare,” është shprehur Ceni.

Kryetari i Aleancës së Bizneseve të Kosovës, Agim Shahini,  thotë se problemet në fushën e biznesit janë të mëdha, dhe vetë agjenda rajonale për investime në Ballkanin Perëndimor është e penguar nga politika.

“Jemi dëshmitarë të pengesave të iniciativave ekonomike, të investimeve të huaja për shkak të edhe hapave të pamatshëm të politikanëve në Ballkanin Perëndimor, por edhe veprimet e tyre të pamatshme,” deklaron Shahini, raporton EO.

Këto diskutime u bënë në hapjen e projektit rajonal  “Forcimi i Dialogut Shoqëri Civile-Qeveri mbi Politikat për RIRA (Agjenda Rajonale e Reformës së Investimeve)”.

Nenad Rashiq, zyrtar nacional i projektit RIRA tha se përmes këtij projekti mund të marrin fonde të cilat janë të nevojshme për fillimin dhe financimin e projekteve të bizneseve vendore.

“Kjo është një prej fazave apo një prej projekteve që ka dalë nga takimi i gjashtë ministrave në takimin që u mbajt në Bullgari,” është shprehur Rashiq.

Hasime Krasniqi në emër të koordinatorit të Këshillit për Bashkëpunim Regjional, Gazmend Abrashit tha se qëllimi i këtij projekti është harmonizimi i politikave investuese duka ja mundësuar rajonit të bëhet destinacion tërheqës për investime, raporton EO.

“Qëllimi i RIRA-s është harmonizimi më i madh i politikave investuese me standardet e Bashkimit Evropian dhe praktikave më të mira ndërkombëtare në kuadër të strategjisë së Evropës Juglindore dhe marrëveshjes së tregtisë së lirë,” deklaroi Krasniqi.

Irfan Lipovica koordinator për Strategjinë Nacionale 2018-2020 përmendi disa nga vetit pozitive që dalin nga ky projekt.

“Nga kjo tryezë presim ide sa më të mira të cilat ide qojnë te thithjet e fondeve. Nëse bëhet, korniza e planifikimit bazohet në pesë shtylla, është rritja e integruar e politikave tregtare, luftimi i ekonomisë jo formale, eliminimi i barrierave të të bërit biznes, mbrojtja e pronësisë territoriale”, tha ai.

Të ngjashme