Kadriaj për propozimin e Bislimit: Kredia prej 900 eurove është nënçmim për qytetarët

Prishtinë | 19 Nën 2020 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, e ka konsideruar si provokim me ndjenjat e qytetarëve propozimin e ish-ministrit të Financave, Besnik Bislimi, për tërheqjen e kredisë deri në 900 euro pa kamatë për 200 mijë familje.

Kadriaj, në një prononcim për Gazetën Express, e ka vlerësuar si deklaratë të pabazë, e pa sens ekonomik deklarimin e Bislimit.

“Kredia deri në 900 euro është nënçmim, njëherit provokim me ndjenjat e qytetarëve. Qytetarët dhe bizneset në këtë kohë presi ndorën e shtetit, në këtë vit të rënies së aktivitetit ekonomik”, ka thënë ai.

Njohësi i çështjeve ekonomike tutje ka thënë se deklarime të tilla janë për konsum ditor.

“Politikbërja në vend japn deklarata pa sens ekonomik, vetëm për të bërë lajme ditore, pa marrë parasysh efektin negativ që mund ta ketë si deklaratë”, shtoi tutje ai.

I ftuar në televizionin RTV Dukagjini, Bislimi propozoi që t’I ofrohen kredi 900 euro pa interes nga bankat komerciale 350 mijë familjeve në Kosovë, duke e kundërshtuar idenë e tërheqjes së Trustit Pensional prej 10%, i propozuar në Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Secila prej këtyre 350 mijë familjeve do të mund të merrnin kredi me 0% interes për pesë vite deri në 900 euro pra sa dy paga mesatare në Kosovë. Pra masa e kredisë do të ishte e barabartë për të gjithë. Kostoja që shteti do të barte për të mbuluar interesin bankar do të ishte 20 milionë euro”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme