Kadriaj: Qeveria më shumë e interesuar për “show”, se për interesat e qytetarëve

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 13:37 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njohësi i çështjeve ekonomike në vend Mustafë Kadriaj, në një intervistë për Ekonomia Online tha se Qeveria aktuale është duke bërë “show” politik për konsum të brendshëm.

Krejt kjo sipas tij, është bërë përmes rishikimit të shpeshta të masave anti-Covid si dhe Ligjit për konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

Ai po vlerëson se Qeveria është e interesuar të bëjë “show” se sa të merr veprime që janë në interes të qytetarëve, e që siç ka përmendur ai vaksinimin kundër Covid-19.

“Kjo qeveri aktuale dhe kryeministri aktual në një far mënyrë më shumë është duke bërë një show politik dhe për konsum të brendshëm me disa veprime përmes masave anti-Covid po ashtu edhe me interesimin për konfiskimin e pasurisë së pa arsyetueshme dhe më shumë është e interesuar që të bëjë një lloj showmeni politik sesa të merr veprime në interes të qytetarëve dhe në këtë rast i bëjë thirrje qeverisë aktuale që qytetari i ka dhënë besimin dhe duhet interesuar rreth vaksinimit dhe kjo është imediate tani e tutje dhe duhet të ketë interesim për ngritjen e zhvillimit ekonomik”.

Edhe pse Qeveria kishte premtime të mëdha para së të vinte në pushtet, Kadriaj thotë se deri më tani në aspektin ekonomik nuk ka bërë as edhe një hap, derisa ka përmendur që ende është pa program qeverisës.

Ndërsa sa i përket rimëkëmbjes ekonomike, Kadriaj ka theksuar se Qeveria duhet të bëjë një përllogaritje për dëmet që u janë shkaktuar bizneseve, raporton EO.

“Qeveria ka ardh me premtime të mëdha por deri më tani nga aspekti ekonomik nuk ka asnjë hap përderisa nuk kemi program qeverisës dhe kjo do të ketë pasojë për mirëqenien e qytetarit dhe përderisa kjo Qeveri nuk arrin ta ndalë interesimin e rinisë për të ikur nga Kosova do të jetë një qeveri si të gjitha të tjerat sepse edhe të tjerat kanë ardhur me plot premtime por nuk kanë mundur ta ndalin interesimin e qytetarëve për tu larguar dhe kjo është duke ndikuar në nivel të bizneseve”.

“Qeveria duhet ta bëjë një parallogaritje për dëmtimin ekonomik dhe në këtë rast ka shumë pasoja, sepse ekonomia e sidomos sektori privat ka pasur shumë pasoja ku ka pasur edhe një dëmtim në aspektin i të punësuarve sepse kanë humbur shumë vendet e punës”.

Të ngjashme