Kadriaj thotë se s’është diskutuar në Këshillin Ekonomiko social për përcaktimin e pagës minimale

Prishtinë | 13 Maj 2022 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së Time Kadriaj, ka thënë se nuk është diskutuar në Këshillin Ekonomiko Social fare për përcaktimin e pagës minimale. Ajo thotë se nëse do të kishin diskutuar këtë çështje, ata nuk do ta kishin propozuar diskriminimin, që sipas saj po i bëhet veteranëve të verbërve dhe kategorive sociale që janë paralogji dhe tetraplegji, raporton Ekonomia Online.

Këtë deklaratë Kadriaj e bëri sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohej për miratimin e projektligjit që i hap rrugë rritjes së pagës minimale.

“Unë e kuptojë që do kohë deri të verifikohen listat. Listat janë në gjykatë dhe po presim. Ju po e shfrytëzoni këtë rast që të sulmohen veteranët. Ministër vizito Kroacinë dhe shih se si i trajtojnë veteranët. Ju po thoni qe këto kategori nuk mund të përfshihen për shkak të mendësive buxhetore. Ose është dashtë të gjendet një mundësi buxhetore ose mos me i diskriminu. Mua më vje turp për këtë projektligj që e keni sjell. Është turp. Duhet që për rritjen ekonomiko social të vendos. A jeni konsultuar me këshillin ekonomiko social”.

“Unë e di që këshilli ekonomiko social nuk i’u ka propozu që në këtë projektligj do të diskriminohen veteranët të verbëritë personat tetraplegjik edhe paraplegjik”.

Të ngjashme