Katër komuna përfitojnë 2.8 milionë € për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 08:20 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe JICA japoneze kanë nënshkruar Marrëveshjen për realizimin e Projektit për bashkëpunim teknik me 4 komuna, me qëllim të përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave, raporton Ekonomia Online.

Nënshkrimi u bë nga sekretari i MEA-së, Fatos Qërimi dhe zëvendëpërfaqësuesi i JICA-s për Ballkan, Hibio Takashi.

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj tha se ky projekt kap vlerën e 2.8 milionë eurove dhe do të zgjasë tri vjet, përderisa nis në muajin maj.

“Kjo nuk është ndihma e parë e Qeverisë japoneze edhe kjo është një marrëveshje është një ndihmesë e nevojshme për qytetarët e Kosovës”.

“Projekti për të cilin po flasim është tre vjeçare dhe nis në maj. Është një përvojë që nuk nis tani, por që përsëritet nga qeveria japoneze”, tha ai, raporton EO.

Mitsunori Ogasawara, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, tha se janë pajtuar të vazhdojnë bashkëpunimin edhe më tej.

“Jemi pajtuar të vazhdojmë bashkëpunimin. Kjo marrëveshje ka të bëjë me ndihmë teknike, ku nëntorin e kaluar kemi dhuruar 15 kamionë për mbledhjen e mbeturinave për regjionin e Prizrenit”.

“Shpresoj që ekspertët japonezë të vizitojnë së shpejti Kosovën dhe të bashkëpunojnë me popullin e Kosovës”.

Projekti fillon të realizohet në muajin maj dhe përfshin komunat Malishevë, Suharekë, Dragash dhe Rahovec.

Të ngjashme