KDI: Vetëm 30 % e qytetarëve të aftë gëzojnë një vend pune

Prishtinë | 04 Dhj 2017 | 11:56 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në kuadër të “Javës Kundër Korrupsion” publikoi raportin me temë “ Punëtorët që (s’) kanë të drejta”.

Në publikimin e këtij raporti u tha se rreth 30 % e qytetarëve të aftë për punë gëzojnë një vend pune duhet të rriten numri, ndërsa numri i atyre që kërkojnë një vend pune është shumë i madh, raporton Ekonomia Online.

Florent Spahija, nga KDI, tha se bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës në vitin 2016, rreth 81 mijë persona janë të punësuar në sektorin publik nga 333 mijë të punësuar në total.

“Rreth 30 % e qytetarëve të aftë për punë gëzojnë një vend pune duhet të rriten numri. Në këtë raport kemi trajtuar çështjet e punës dhe punëtorët, janë 33 raste të aprovuara me 500 persona që kanë marrë ndihmë nga KDI që janë shkelë të drejtat e tyre ka pas nepotizëm dhe familjarizim. Agjencia e Statistikave të Kosovës në vitin 2016, rreth 81, 629 të punësuar në sektorin publik nga 331, 761 të punësuar në total”.

“Rasti më kryesor që në KDI kanë paraqitur ankesa është numri i mjekëve specialistë, 100 mjekë të fushave ndryshme ju kemi ofruar ndihmë kemi shkuar Kuvend ku kemi kërkuar amandamentimin e buxhetit, që specialistët që i kryejnë specializimin në sektorin publik atëherë duhet që të ju gjendet vendi i punës për 3 vitet e ardhshme nga shërbimi spitalor”, tha Spahija.

Ismet Kryeziu, nga KDI tha se fenomeni i korrupsionit ka përfshirë shumë shtresa në Kosovë siç janë politika, drejtësia dhe sektori publik.

“Raporti është bazuar në raste që kanë paraqitur ankesë për këshilla ligjore tek KDI dhe kemi tentuar të bëjmë një ekzaminim, trajtimin gjyqësor të këtyre rasteve. Në vitin 2016 ky fenomen ky devijim në shoqri ka përfshi shumë shtresa sic është politika, drejtësia si dhe sektori publik dhe me kontributin tonë po mundohemi ta zvoglojmë këtë dukuri dhe ka shumë pak të arritura krahas kontributit tonë”, tha Kryeziu.

Isa Hasani, nga zyra e Avokatit të Popullit, tha se sektori publik dhe privat kanë dallime të mëdha, i cili theksoi se në vitin 2017 ka pasur më shumë ankesa nga sektori publik sesa nga ai privat.

Ai tha se punëtoret e sektorit publik kanë lirinë më të madhe për të shprehur pakënaqësitë e tyre që sipas tij dallon nga sektori privat ku punëtorët nuk kanë guxim të shprehin pakënaqësitë e tyre.

“Korrupsioni është një e keqe e randë për vendin për qytetarët, me shpresë që kjo javë e korrupsionit të ndjellë më shumë përgjegjësinë e institucioneve publike me pas një qasje ma të thellë për me luftu korrupsionin. I kemi dy kategori të të punësuarit siç është sektori publik dhe privat.  Derisa pjesa e parë e sektorit publik është e mbuluar me legjislacion ndërsa sektori privat mbulohet përmes ligjit të punës”.

“Në vitin 2017, kemi pas 228 ankesa që lishen me të drejtën e punës nga sektori publik, ndërsa 42 ankesa nga sektori privat. Tek sektori publik vrehet që e drejta e punës është që ai guximi qytetar është ma i lirë më shpreh të drejtën e vet të ankesës, ndërsa në sektorin privat gjendja është shumë diskriminuese, të drejtat e punëtorëve në sektorin privat kur i sheh që nuk ka ankesa sepse nuk kanë guxim të bëjnë ankesa, ku kjo lidhet me nepotizmin, familjarizmin”, tha Hasani.

Image may contain: 1 person, sitting

Të ngjashme