KE: Borxhi i madh lë pak hapësira për manovra fiskale

Prishtinë | 13 Kor 2016 | 09:02 | Nga

Komisioni Europian ka publikuar së fundi raportin e programit të reformave ekonomike për Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Turqinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Ky raport jep një panoramë gjithpërfshirëse sa i përket ecurisë së ekonomisë shqiptare, por edhe projeksioneve për të ardhmen.

Borxhi publik projektohet pranë 70.6% në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, për të zbritur në 67.7% vitin e ardhshëm dhe 63.6% në vitin 2018.

Në krahasim me rajonin, vetëm Serbia dhe Mali i Zi, me 0.1 pikë përqindje pritet të kenë një normë borxhi më të lartë se Shqipëria. Komisioni Europian vlerëson gjithashtu se shpenzimet gjatë këtij viti do të bien, pranë 29.6% të GDP­-së, nga 30.2% që ishin një vit më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme