KEDS-i tregon si të kurseni rrymë: Ndërroni bojlerët, fikni dritat!

Prishtinë | 19 Gus 2022 | 22:08 | Nga Ekonomia Online

Kosova është duke u përballur me krizë energjetike që ka bërë që të fillojmë reduktimet.

KEDS-i ka dalë me disa rekomandime se si duhet të kursehet energjia, këshilla të cilat i drejtohen më së shumti amvisërisë që është si një ndër shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë.

Sipas ekspertëve të KEDS-it, këto janë disa nga masat që konsumatorët shtëpiak duhet t’i ndërmarrin për ta kursyer energjinë elektrike.

– Shfrytëzimi i alternativave të tjera për ngrohje, aty ku ka mundësi.

– Në objektet banesore ku është e pamundur një gjë e tillë, kalimi në ngrohës efiçent si dhe menaxhimi më i mirë i hapësirave të ngrohjes.

– Kujdesi në ngrohësin e ujit (bojlerin) dhe kohën kur ai përdoret. Potencialisht zëvendësimi i tij me ngrohës diellor.

– Përdorimi i pajisjeve elektro-shtëpiake në kohën kur energjia është më e lirë (jashtë pikut).

– Ndalja e furnizimit pajisjeve që nuk ka nevojë të përdoren në kohë të caktuara, duke filluar nga dritat.

Të ngjashme