KEK-u eliminon operatorin ekonomik për shkak të TVSh-së

Prishtinë | 08 Qer 2019 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) e ka eliminuar një operator ekonomik për shkak të mosllogaritjes së TVSH-së në një tender, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por ky vendim i KEK-ut nuk ka zgjatur shumë, pasi Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka miratuar pjesërisht si të bazuar ankesën e Operatorit Ekonomik “Sodex Group” Sh.p.k.-Prishtinë lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull “Furnizim me instrumente metalprerëse”, Lot 2, të iniciuar nga Autoriteti Kontraktues (KEK sh.a.). I njëjti organ e ka anuluar vendimin e AK-së –njoftim për dhënie të kontratës lidhur me këtë aktivitet të prokurimit me numër 19-111-1-2-1 dhe lëndën e ka kthyer në rivlerësim.

Siç thuhet në arsyetimin e vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, KEK e kishte eliminuar OE ankues me arsyetimin se i njëjti nuk e kishte llogaritur TVSH-në për çmimin e ofruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme