KEK-u: S’ka reduktime gjatë dimrit, po punojmë me kapacitete të plota

Prishtinë | 21 Nën 2020 | 07:31 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të gjitha përgatitjet për sezonin e dimrit. Drejtori ekzekutiv për Marrëdhënie me Publikun në KEK, Skënder Bucolli në një intervistë për Ekonomia Online dhe se po punohet me kapacitete të plota dhe se nuk do të ketë reduktime.

“KEK-u deri më tani ka përfunduar të gjitha remontet të planifikuara që i ka pasur. I ka bërë të gjitha parapërgatitjet për sezonin dimëror. I ka siguruar edhe pajisjet nga të ftohtit”.

“Deri më tani gjatë këtij nëntë mujori KEK-u ka përmbushur planin e bilancit energjetik si për prodhimin e energjisë poashtu edhe të thëngjillit me përpikëri dhe besojmë që edhe në muajt e dimrit do të vazhdojë kjo gjendje dhe ne do të vazhdojmë të prodhojmë me kapacitete të plota”.

Sipas Bucollit KEK-u nuk ka pasur pasoja të mëdha nga pandemia.

“Absolutisht ne deri më tani nuk kemi pasur probleme sa i përket prodhimit me energji eklektike, apo termike e cila shërben për ngrohjen e qytetarëve të Prishtinës. Deri më tani nuk kemi pasur asnjë problem sa i përket pandemisë, vijave të punës” ka treguar ai.

Bucolli poashtu ka treguar për Ekonomia Online se në këtë kompani janë shfaqur gjithsej 69 raste të punëtorëve të infektuar, 23 janë vetizoluar si dhe ka pasur disa vdekje.

“Fatkeqësisht kemi pasur edhe ne disa raste të vdekjeve, aktualisht marrë për bazë gjithmonë numrin e madh të punëtorëve ne kemi 69 të infektuar aktiv kemi 23 të vetizoluar dhe kemi 80 me sëmundje kronike që i kemi liruar nga puna”.

Sipas Bucollit numri i ulët i rasteve me Covid-19 ka  qenë rezultat  i masave që ka marrë KEK-, si puna në dy ndërrime për të shmangur kontaktin.

“Marrë parasysh numrin e madh të punëtorëve që ka KEK-u rreth 4000 punëtorë gjendjen e pandemisë e kemi tejkaluar, mund të themi mjaftë mirë edhe pse kemi pasur raste edhe ne si në gjithë Kosovën. Ne në kohën e pikut kur pandemia ka marrë hov të madh ne kemi punuar edhe me dy ndërrime nga 12 orë edhe pse ka qenë mjaftë e vështirë e gjithë kjo për të shmangur kontaktin e punëtorëve duke pasur parasysh që KEK-u ka punëtor nga e gjithë Kosova”.

“Transporti bëhet me autobus dhe për këtë arsyet kemi ndarë nga 3 ndërrime kemi formuar dy ndërrime me ç’rast kemi reduktuar në masë të madhe edhe takimet e punëtorëve”.

Bucolli pret që së shpejti të fillojnë me projektin e Elekrofiltranave në “Kosovën B”, raporton EO.

“Aktualisht ne e kemi pasur një projekt të madh Elekrofiltrat e Kosovës B i cili ka qenë edhe projekt që është fituar nga fondet e Bashkimit Evropian”.

“Ky projekt ka ngecura sepse është dashur të filloj në mars të këtij viti ndërsa është shtyrë për vitin ere ardhshëm. Shpresoj që kësaj pandemie t’i vije fundi dhe të fillojmë më këtë projektet që është mjaftë me rëndësi për ambientin e Kosovës”.

Të ngjashme