“KelKos Energy”: Nga sot, 30 000 shtëpi më tepër do të pranojnë Energji të Gjelbër

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

KelKos Energy ka kënaqësinë të informoj qytetarët e Kosovës se që nga sot, 30 000 shtëpi më tepër do të pranojnë Energji të Gjelbër për dekadat në vijim nga dy hidrocentralet tona Deçan dhe Belaje.

Bazuar në procesin e vlerësimit të detajuar, profesional dhe të paanshëm për secilin hidorcentral të ri të ndërtuar të KelKos Energy, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka lëshuar disa ditë më parë Lejet Mjedisore për dy hidrocentralet Deçan dhe Belaje.

Me këtë evidencë, Zyra e Rregullatorit për Energji ka lëshuar sot Licencat e përhershme për këto dy hidrocentrale.

Procesi i lejes për stazën e tretë hidrogjeneruese Lumbardhi II është në fazën finale. Në kontekstin e Lejes Mjedisore, KelKos Energy ka aplikuar poashtu për një projekt të avancuar të rehabilitimit nëpërmjet ndërtimit të liqenit turistik në Zalli Rupe, që nuk përdoret për prodhimin e energjisë elektrike. Do të shërbej vetëm si vend rekreativ për qytetarët e Deçanit gjatë sezonit të verës.

KelKos Energy shpreh respekt të lartë për autoritietet e Kosovës, që kanë vlerësuar dhe përfunduar këtë proces të lejeve bazuar në kornizën ligjore dhe duke I’u referuar standardeve Evropiane për Mbrojtje të Mjedisit, të cilat Kelag i implementon në më shumë se 70 hidorcentrale të veta nëpër Evropë.

Asnjë projekt tjetër i energjisë në Kosovë më herët nuk është analizuar, vlerësuar dhe monitoruar kaq thellësisht.

Me këto hidrocentrale të liruara nga ndotja, varësia e qytetarëve të Kosovës nga prodhimi energjisë nga thëngjilli dhe impakti negativ në jetën e qytetarëve mund të reduktohet nga një hap i vogël i rradhës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme