Kelmendi tregon se si do të funksionojë Qeveria pas ndikimit të Coronavirusit në ekonominë kosovare

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Ish deputeti dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi, ka folur për ndikimet ekonomike që do të këtë Kosova si pasojë e pandemisë COVID-19.

Kelmendi, përmes një shkrimi në Facebook ka dhënë disa shifra për të cilat ka thënë se do të ishte mirë që Kosova të inkasojë për t’ia dalë.

Ai po ashtu ka dhënë shembuj se si do të duhej të funksiononte çështja e kufizimit të lëvizjes, përfshirë veprimtaritë tregtare.

“Këto masa janë të domosdoshme dhe ndërlidhura në luftimin edhe më të suksesshëm dhe logjik të pandemisë, në favor të të cilës luftë do duhet ndodhur edhe përshtatjet duke i krijuar dëm sa më të vogël ekonomisë së vendit dhe vet shtetit. Në favor të kësaj gjendjeje kam pasqyruar edhe masat e kufizimit të lëvizjes apo orës policore. Pra ky trekëndësh të funksionojë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë

Koronavirusi – Covid 19 dhe ndikimet ekonomike në Kosovë

Ku jemi dhe nga po shkojmë me real-ekonomi!

– 2.3 Miliard EURO është buxheti i Kosovës për vitin 2020
– 5.8 deri në 6.5 Milion EURO duhen të hyra, në baza ditore nga Dogana dhe ATK ja!

Të gjitha këto duhet të inkasohen nga importi, remitancat, Tvsh-ja në brendësi të vendit, tatimet në të ardhura personale dhe nga veprimtaritë e shumta.
-35% të veprimtarive ekonomike të lejuara për qarkullim nuk kanë mundësi të mbushin buxhetin, andaj, nga kjo kemi;

-2.8 Milion euro i mungojnë buxhetit të Republikës së Kosovës në ditë!
-1.1 Milion euro për 150 mijë të punësuar, të cilët nuk po krijojnë të ardhura e që duhet të financohen nga buxheti i Republikës së Kosovës.
-0.5 Milion euro në ditë janë kompenzimet buxhetore të cilat duhen, për të punësuarit në tregun e krahut, punëtorë në shërbime familjare, punëtorë pa kontrata dhe puntorë në bujqësi.
-4.6 Milion euro humbje ditore buxhetore janë për secilën ditë, deri sa përfundojë pandemia aktive.
-12 Milion euro në ditë janë humbjet e sektorit privat në qarkullim, pra humbje të pakthyeshme.
Andaj, nga kjo ekspertizë e lartëcekur me shembuj, Institucionet e vendit, duke u bazuar edhe në llogaritje zyrtare dhe të propaganduara, të veprojne sa më shpejt dhe të nxjerrin orë policore 3 (tre) javore dhe me specifika të veçuara, kjo duke u bazuar në rëndesinë dhe nevojën e përmbushjes së obligimeve familjare, obligimeve prodhuese, tregtare dhe agrare.

Bazuar në shëmbujt e sipërshënruar, – ora policore – të aplikohet në formën si më poshtë:

– Vlen përveç institucioneve dhe organeve për nevoja shëndetësore, ndalimi i lëvizjes së lirë për qytetarët sipas kohës së përcaktuar me sa vijon;
– Kryeqyteti dhe Qytetet nga ora 08:00 deri në ora 16:00 lëvizje vetëm me dokumente familjare me orë të qartë të përcaktuar.
– Prodhimtaria,
Turni I –rë; nga ora 05:00 deri në ora 15:00,
Turni II-të; nga ora 13:00 deri në ora 23:00
Turni III-të; nga ora 21:00 deri në ora 07:00

– Veprimtaritë tregtare të nevojshme nga ora 08:00 deri në ora 16:00 (hapen në ora 09:00 dhe mbyllen në ora 15:00)
– Farmacitë në formën e njejt sikur marketet por me kujdestari.
– Kufizimi i lëvizjes së lirë të qyteteve vlen nga shenja e hyrjes në qytete

Meqenëse jemi në vlugun e mbjelljeve dhe punëve në arat e vendit, për këtë duhet të përcaktohet forma si vijon;

Ora 06:00 deri ne ora 19:00 për fermeret dhe vendbanimet jashtë zonave.

Këto masa janë të domosdoshme dhe ndërlidhura në luftimin edhe më të suksesshëm dhe logjik të pandemisë, në favor të të cilës luftë do duhet ndodhur edhe përshtatjet duke i krijuar dëm sa më të vogël ekonomisë së vendit dhe vet shtetit. Në favor të kësaj gjendjeje kam pasqyruar edhe masat e kufizimit të lëvizjes apo orës policore. Pra ky trekëndësh të funksionojë.

Nëse shohime të gjitha këto zhvillime, e kuptojmë qartë se krahas këtyre masave, vendi ka nevojë të financohet seriozisht me burime finaciare të larta dhe më shpejt se sa koha që të përmbyllen kërkesat e domosdoshme të të punësuarve për të ardhura. Duhet pra, të shfrytëzohen të gjitha kapacitete profesionale, veçmas Akademikët me rekomandime për veprimet përgatitore pas pandemisë.
Shënimet e nxjerra, janë bazuar në statistikat e vendit dhe llogaritja e tyre ka mundësi devijimi +/- 5%. Mirëpo qëllimi i kësaj forme trajtimi të problematikës pandemike, është kuptimi i gjendjes dhe të bërit aleat qytetarin. Kjo sepse mbështetja e qytetarëve për të respektuar udhëzimet e OBSH-së dhe IKSHPK-së është jetike. Mendoj, se lutjet dhe apelet për qytetarë, fatkeqësisht, nuk po japin rezultate.
Mos të harrojmë, nëse një Virus pa këmbë i cili nuk njehë familjarë, përkatësi kombësie, politike, fetare, race ai nuk njeh as ekonominë e vendit. Andaj, bëjë thirrje që sa më shpejt të ketë veprime gjithëpërfshirëse institucionale nën këta shembujë konkret.

Mos të harrojmë, e kuptojë, nuk është kohë për kritika, mirëpo përgjegjësit duhet të veprojnë në mënyrë që të mos kritikohen pastaj. Shtrohet pyetja e thjeshtë; Si kishte me qenë veprimi institucional po të kishim një sulm nga armiku i njohur me këmbë, me mjete ushtarake lëvizëse, armë dhe artileri!? Personalisht, nuk kam përgjigje këtu, vetëm di të them – Faleminderit Amerikë me prezencë (Ndajë Amerikës, përveç falënderimit, kemi edhe shumë obligime – Pa Amerikën, vallë, ku do ishim duke u ballafaquar edhe me koronavirusin).

Të ngjashme