Kërkesa të shumta për shkarkimin e certifikatave të të punësuarve, bllokohet EDI

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë tatimpaguesit se sistemi EDI është duke fuksionuar, mirëpo për arsyeje të mbingarkesës për tu pajisur me certifikata të të punësuarve,  po shfaqen pengesa në sistemin elektronik EDI.

“Vetëm brenda 3 minutave në sistemin EDI janë mbi 5000 kërkesa, andaj ATK kërkon mirëkuptimin tuaj, pasi që jemi duke punuar në rritjen e kapaciteteve, në mënyrë që secili nga ju të ketë mundësin, që në kohë reale të nxjerr certifikatën e të punësuarve sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë Nr. 226/IV/2020, datë 14.04.2020, për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse në komuna të Kosovës”, thuhet në një komunikatë shtypi të ATK-së.

LEXO EDHE:

Të ngjashme