Kërkohet kompletimi i bordit të ZRrE-së, deputetët presin sqarime për humbjet

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 15:39 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni parlamentar për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike ka mbajtur mbledhje. Ku ka raportuar  Bordi i ZRrE-së, raporton Ekonomia Online.

U.D kryesues i Bordit të ZRRE-së, Arsim Janova ka njoftuar për punën e ZRE-së ku ka treguar që për procesin e tarifave janë në fazën konsultative.

“Aktualisht gjendet në fazën konsultative. Në fazën përgatitore ne nuk jemi të involvuar deri sa të vjen në Bord, ligji e parasheh që të jemi të kufizuar, për këtë arsye e kemi marrë drejtorin e departamentit të tarifave”.

Endrit Shala, kryesues i komisionit, ka thënë se do të japin kontributin si komision që të kompletohet bordi i ZRE-së.

“Ne jemi të njoftuar, ka përfunduar procedurat dhe ne shumë shpejtë të japim edhe miratimin për këtë çështje që ta funksionalizojmë bordin e ZRRE së”.

Ymer Fejzullahu, drejtori i Departamentit të Tarifave prezantoi, para komisionit për investimet në transmision dhe distribucion, dhe njoftoi për tarifat e lejuara në këto investime si dhe humbjet e lejuara.

“Komponentët kryesore që janë përcaktuara investimet e lejuara në transmision dhe distribucion. Janë lejuar 131 milionë euro në KEDS dhe 57.9 milionë euro në KOSTT për periudhën 2018-2022”.

“Në periudhën deri 2022 KEDS duhet të arrijë deri në 15.1% humbjen totale në transmision duke përfshirë atë teknike dhe komerciale 1.77 % për KOSTT, te KEDS besojmë që do ta arrijë në periudhën e ardhshme. 1.5% në periudhën pesë vjeçare, 4% borxhi i keq që është i lejuar nga ZRrE”.

Por anëtari i komisionit Hekuran Murati, nga VV-ja nuk u pajtua me këto kalkulime dhe kërkoi informacione se pse është lejuar kostoja e financimit prej 8.3 %, dhe shprehu shqetësim që për këtë normë qytetarët duhet të paguajnë kamatë shtesë.

“Kosto e financimit 8.3% qysh është kalkulua, edhe pse është lejuar 8.3%?”.

Fejzullahu tha se në mesatarja del të jetë 8.3%, raporton EO.

“Në bazë të dhënave të BQK-së është diku 3%, kjo merret si bazë, por i shtohet edhe norma e tregut 5.3% dhe del mesatarja 8.3%”.

Murati sërish ka kërkuar sqarim pse kjo normë është kaq e lartë.

“Nuk e di pse i pranohet një normë kaq e lartë. Nëse do të merrnin kredi do të kuptohej, por për shkak se vjen investimi prej parasë së gatshme pse i lejohet një normë kaq e lartë e financimit. Kah ka ardhur ky 8.3% se për mendimin tim është shumë i lartë”.

“Norma do të ishte 4 deri në 5 % për investime me kredi. A i bien që për 131 mil euro investime qytetarët duhet me paguar 8.3% kamatë?”.

Fejzullahu tha se në raport nuk janë përfshirë humbjet në veri të vendit.

“Në këtë raport, humbjet e veriut nuk janë të përfshira”

Sërish ka reaguar Murati duke thënë se përqindja do të duhej të ishte më e ulët.

“Në raport thuhet 17.6% e me matematikë tem po del 16.8%. Do të duhej një pikë përqindje më e ulët se sa është lejuar”.

Kurse Fejzullahu tha se mos realizimi i tragetit ka ardhur si rezultat i mos përfshirjes së dy vjetëve në raport.

“Mos realizimi i tragetit në 2012 është marrë parasysh 1.8 për periudhën e ardhshme rregullative 2018-2022, se në dy vitet e para nuk ka qenë i përfshirë”.

Petrit Pepaj ndërhyri në debat dhe tha se nuk do të lejojnë që të ketë vjedhjet kurse për humbjet shtoi se nuk mund të parashikohen.

“Është një rregull përmes të cilës llogaritet. Hallin e kemi te KEDS, do ta rregullojmë që devijimet të shkojnë në minimal se humbjet nuk mundemi me i parashikuar”.

“Përgjegjësia kryesore është e jona që me rregulluar edhe mos me lon me ndodhe vjedhja e energjisë”.

Të ngjashme